☁️
Tiranë 21°C · Vranët 22 Tetor 2026
S&P 500 7,757 ▲0.58%
DOW 52,856 ▲0.69%
NASDAQ 26,703 ▲1.05%
NAFTA 99.32 ▲2.23%
ARI 4,100 ▼1.21%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
₿ CRYPTO
BTC $81,711 ▼ -2.1% ETH $2,402 ▼ -2.69% XRP $1.3239 ▼ -2.42% SOL $104.3400 ▼ -2.37%
S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 % S&P 500 7,757 ▲0.58 % DOW 52,856 ▲0.69 % NASDAQ 26,703 ▲1.05 % NAFTA 99.32 ▲2.23 % ARI 4,100 ▼1.21 %
EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779 EUR/USD 1.1232 EUR/GBP 0.8386 EUR/CHF 0.9261 EUR/ALL 90.8150 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4983 EUR/TRY 55.7642 EUR/JPY 177.57 EUR/CAD 1.5779
22 Tet 2026
Breaking
Opinion

Keqkuptimi i mikrofonit

Nga Shpëtim Luku

Mikrofoni është një mjet që shërben për të përcjellë më qartë zërin dhe për të realizuar një komunikim më të mirë publik. Ai është një instrument për të transmetuar ide, mendime dhe mesazhe te audienca.

Mirëpo, pikërisht këtu nis edhe keqkuptimi. Mikrofonit i janë turrur të gjithë: protestues e foltoristë, gazetarë e analistë, politikanë e aktivistë. Pavarësisht nëse kanë diçka me vlerë për të thënë apo jo. Pavarësisht nëse dinë të flasin apo jo. Pavarësisht nëse zotërojnë aftësinë për të bindur të tjerët apo jo.

Shumë e konsiderojnë mikrofonin si një mjet magjik, përmes të cilit investojnë për të ardhmen e tyre publike. Besojnë se çdo dalje para kamerës apo audiencës u shton autoritet, ndikim dhe reputacion. Por rrallëherë mendojnë se ai mund të jetë edhe investimi i tyre më i keq.

Sepse mikrofoni nuk i fsheh mangësitë, përkundrazi, i zmadhon ato. Ai nxjerr në pah varfërinë e mendimit, mungesën e kulturës, paaftësinë për të artikuluar, fjalorin e kufizuar dhe mungesën e një logjike të strukturuar. Çdo dalje publike bëhet një provim, rezultati i të cilit mbetet në kujtesën e publikut.

Edhe pse përdorimi i mikrofonit është masivizuar në televizione, aktivitete publike e politike, hapësirës publike shqiptare vazhdojnë t’i mungojnë oratorët e vërtetë, ata njerëz që me fjalën e tyre ngjallin besim, frymëzojnë dhe u japin peshë ideve.

Një ditë, teksa po shëtisja pranë shkollës “Wilson”, buzë Parkut të Liqenit, dëgjova një person që fliste me zë të lartë, sikur po mbante një fjalim. Mendova se po debatonte me dikë, por në fakt po bënte prova me veten. Dy orë më vonë, kur hapa televizorin për të parë lajmet, dëgjova po ato fjali, me të njëjtin ritëm dhe të njëjtat intonacione. Ishte deklarata e një prej politikanëve të rinj, që për një dalje disa minutëshe kishte kaluar orë të tëra duke e ushtruar.

Nuk është domosdoshmërisht problem pasi edhe oratorët më të mëdhenj përgatiten. Problemi lind kur dikush beson se mjafton ta mbash mikrofonin në dorë për t’u bërë i besueshëm. Mikrofoni nuk krijon autoritet, ai vetëm e amplifikon atë që je. Nëse ke ide, bëhesh më i dëgjueshëm Nëse ke boshllëk, shndërrohesh në person i padurueshëm

Prandaj mikrofoni mbetet një nga keqkuptimet më të mëdha të jetës publike shqiptare. Shumë politikanë mendojnë se me çdo dalje po forcojnë pozitat e tyre në sytë e publikut. Në të vërtetë, shumë prej tyre nuk po ndërtojnë reputacion, por po çimentojnë një imazh që më pas do ta kenë pothuajse të pamundur ta ndryshojnë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.