☁️
Tiranë 9°C · Vranët 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 100.83 ▼3.16%
ARI 3,909 ▲0.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $78,424 ▲ +0.73% ETH $2,294 ▲ +1.14% XRP $1.2539 ▲ +0.14% SOL $95.0400 ▼ -0.56%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.83 ▼3.16 % ARI 3,909 ▲0.26 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 100.83 ▼3.16 % ARI 3,909 ▲0.26 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Shkodër/ Goditen dy raste të drogës dhe armëmbajtjes pa leje, 4 persona përfundojnë nën hetim pas operacionit “Sezoni�

Goditen 2 raste të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje në qytetin e Shkodrës.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Sezoni”. Arrestohen 3 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër, për veprimtari kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Arrestohet në flagrancë një 18-vjeçar, pasi u kap me armë zjarri pistoletë dhe lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, të ndarë në doza.

1. Si rezultat i një hetimi disamujor, të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga shërbimet e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, u finalizua operacioni policor i koduar “Sezoni”.

Nga hetimet ka rezultuar se një grup shtetasish, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një periudhe disamujore, dyshohet se kanë ushtruar veprimtarinë kriminale të shitjes, shpërndarjes dhe mbajtjes së lëndëve narkotike.

Si rezultat i operacionit u vunë në pranga shtetasit:

– G. B., 20 vjeç, banues në fshatin Ktosh;
– D. R., 20 vjeç, banues në Koplik;
– K. P., 22 vjeç, banues në fshatin Lohë e Poshtme.

Gjithashtu, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin R. H., 34 vjeç.

Gjatë kontrolleve, shërbimet e Policisë sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde të dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 5 aparate celularë.

Në kuadër të të njëjtit procedim penal, gjatë zhvillimit të hetimeve në muajt qershor dhe korrik 2026, janë arrestuar edhe 4 shtetas të tjerë.

2. Shërbimet e Stacionit të Policisë Velipojë arrestuan në flagrancë shtetasin A. P., 18 vjeç, banues në Pulaj-Plazh, Velipojë.

Gjatë kontrollit fizik ndaj tij u gjet një armë zjarri pistoletë, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, e ndarë në doza.

Materialet procedurale për të dy rastet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.