Dy të dyshuarit për sulmin kundër ”Charlie Hebdo” lokalizohen në veri të Francës
Dy të dyshuarit për atentatin kundër të përjavshmes ”Charlie Hebdo” janë parë sot në mëngjes në veri të Francës ndërkohë që ishin në bordin e një autoveture ”Clio” ngjyrë gri dhe mbanin armë luftarake, bënë të ditur burime hetimore.
”Menaxheri i një pike karburanti në afërsi të Villers-Cotteret ka njohur zyrtarisht dy personat e dyshuar për pjesëmarrje në atentatin kundër Charlie Hebdo”, theksoi një burim i afërt me këtë çështje.
“Dy personat janë fshehur, me kallashnikov dhe raketahedhës të ekspozuar”, konfirmoi një tjetër burim.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.