☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,406 ▲ +0.46% ETH $2,302 ▲ +2.51% XRP $1.3625 ▲ +0.26% SOL $85.4000 ▲ +0.47%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Maqedonia

Dy UÇK në Maqedoni, cila është e vërteta!?

Janë shfaqur dilemat se kush në të vërtetë po përdor emrin e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK) dhe cila është e vërteta e kësaj.

Derisa dy ditë më parë mediat u vërshuan nga një komunikatë me siglën e UÇK-së e firmosur nga komandanti me nofkën ‘Flamuri’ për përgjegjësinë për sulmin në postën policore kufitare në Goshincë të komunës së Likovës, tashmë ka dalur edhe UÇK-ja tjetër e firmosur nga një komandant tjetër me nofkën ‘Kushtrimi’, informon INA.

Kjo e dyta përmes komunikatës së saj të shpërndarë në internet thekson se nuk ka ndërmarrë sulmin në Goshincë dhe se nuk ka gisht në këtë akt. Këtu shtohen dilemat se në të vërtetë kush po qëndron pas këtyre grupimeve që kryesisht po shfaqen në mënyrë virtuale përmes rrjeteve të internetit dhe se akoma nuk merret përgjegjësia më serioze, se në të vërtetë kush janë njerëzit që qëndrojnë prapa kësaj sigle.

Dy komunikatat nuk mbajnë ndonjë vulë por së fundi edhe pa nënshkrime, pas skandalit me një komunikatë të kaluar, kur u zbulua se nën emrin e komandantit me nofkën Kushtrimi ishte vendosur një nënshkrim kopje i Guvernatorit të Bankës Evropiane.

Qytetarët janë të hutuar nga këto kontradikta që po ndodhin me emrin e UÇK, e cila u demobilizua me përfundimin e konfliktit të vitit 2001 në Maqedoni.

UÇK e komandant Kushtrimit thekson se “sulmi në Goshincë nuk është ndërmarrë nga njësitet e tyre”, derisa përgjegjësinë për sulmin e ka marrë UÇK e firmosur nga komandanti me nofkën Flamuri.

Ja kontradiktat që shfaqen në dy komunikatat që përdorin emblemën e UÇK.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.