Politika

“E depresionuat shoqërinë, e çuat te vrasjet”, ja si ia kthen Rama qytetarit

Replikat mes kryeministrit Edi Rama dhe ndjekësve të tij në rrjetin social Facebook tashmë janë të zakonshme.

Këtë herë është bërë shkak është bërë postimi i një videoje nga Rama, me të cilën fton shqiptarët që “të mos dëgjojnë llafet e kazanit, por t’i drejtohen qendrave për të bërë Check Up-in falas, për të shpëtuar jetën e tyre”.

 

Poshtë videos, mes falënderimeve për punën e bëra nga qeveria, një komentues e akuzon Ramën për “depresionin ku i ka zhytur shqiptarët që po vriten e po vrasin veten përditë”.

Por komenti nuk është pëlqyer nga kryeministri, i cili i ka dhënë një përgjigje të gjatë.

Rama: Mos dëgjoni zhurmën e kazanit kundër Check Up-it FALAS po bëjeni atë rregullisht sepse ju tregon atë që duhet të dini për trupin tuaj dhe kur jeni në rrezik JU SHPËTON JETËN!

Qytetari: Epo ti lutesh edhe per te bere kontrolle… Po leri ore rehat ne hallin e tyre. Kush te doje aty i ka. Juve bravo per kete mundesi

Rama: Informacioni i duhur per kete mundesi eshte detyre per mua Oliver dhe s’e kam hiç problem, edhe pse kjo qe thua s’eshte aspak keshtu, qe sidoqofte t’u lutem njerezve e te mos i le rehat nderkohe qe mund te jene ne rrezik per jeten e nuk e dine!

Qytetari: mos te degjojme zhurmen e kazanit por parate e beqajt…deriku do shkoni me talljen e kesaj shoqerie o z.km…e depresionuat duke e cuar te krimi makaber, qe eshte vrasja…

Rama: Serxho, nese ty te duket tallje qe 12 mije njerez kane parandaluar rrezikun e jetes fale Check Up-it dhe neqoftese ty te duket depresionim qe kjo qeveri po ben per vendin e per njerezit, çka nuk eshte bere ne 25 vjet bashke ne perpjekjen per te bere shtet e per te lehtesuar rrugen e individeve qe duan te jetojne me pune e jo me iphone te lidhur me facebook-un ne kafene, atehere mua nuk me mbetet vetem te te sugjeroj shume miqesisht, te cohesh nga tavolina e te shkosh ne biblioteke ose, fundja, te marresh ndonje liber me vete ne kafene! Sepse padija nuk eshte argument dhe komentet krejt pa lidhje si keto komentet e tua, jane vrasje makaber e kohes se cmuar per t’u bere njeri i afte e qytetar i mire!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button