Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 96.66 ▲2.38%
ARI 4,749 ▼0.59%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,949 ▼ -0.73% ETH $2,180 ▼ -2.41% XRP $1.3355 ▼ -2.63% SOL $82.3400 ▼ -2.67%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.66 ▲2.38 % ARI 4,749 ▼0.59 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 96.66 ▲2.38 % ARI 4,749 ▼0.59 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kosova

E.Luma, urimi i hidhur ironik për “Thaçin president”

Para se të zgjidhet President, ish zëdhënësi i AAK`së Ernest Luma dhe mik i mire i udhëheqësit të AAK`së, ia ka uruar fitoren Hashim Thacit. Duke e quajtur dost, ai ka përpiluar disa fjalë ndër më të zgjedhurat për të.

Ky është statusi i Lumës:

Duke dëgjuar rrahjet e zemrës së stërgjyshërve tanë – “rugovistë të përbetuar”;

Duke dëgjuar rrahjet e zemrës së Isa Mustafës, Melihate Tërmkollit, Ismet Beqirit, Besa Gaxherrit dhe të shumë shtyllave të krenarisë së LDK-së;

Duke besuar thellësisht në vizionin dhe platformën e qartë politike të LDK-së, që nga rrota ilire e deri te buallicat e Ferizajit;

Duke qenë i bindur në palëkundshmërinë e kësaj partie, ndër shekuj, që nga Dardania Antike e deri te “Zajednica”, në pasuesit besnikë të rrugës dhe të filozofisë rugoviste në këtë parti, në ata që dorën e këpusin e fjalët s’i ndërrojnë, betimet e zotimet i mbajnë, dhe që kurrë s’kalkulojnë për interesa të ngushta dhe personale;

Duke e kuptuar drejt dhe thellë platformën dhe vizionin paqësor të kësaj partie, që të gjitha kuvendet i pati demokratike, pa diferencime e spastrime, pa karrige, grushta e përgjakje dhe pa blindime komuniste, në asnjë moment, nëpër vite, që nga kuvendi i “Shou”-t (1997), te ai i “Grandit” (2001), i Sallës së Kuqe dhe “Karrigeve” (2006) e deri te spektakli i “Emeraldit” (2015), por që në secilin prej tyre pati veç paqe e demokraci;

Duke besuar në LDK-në si parti e vetme e traditës, e vlerës, e fjalës së mbajtur, e burrave të urtë dhe grave të zjarrta, në LDK-në në të cilën kryet e heqin, dorën e këpusin dhe fjalët s’i hanë, zotimet e betimet s’i shkelin, unë, qysh sot, e shpalli Hashim Thaçin President i Republikës së Kosovës për periudhën 2016-2021.

Madje, President Legjendar, sepse një President Historik e ka LDK-ja. (Thaçi ka me u zgjedhë. Unë besoj në LDK dhe në rrahjet e zemrave të tyre).

Mos ma zini për t’madhe, por atributi legjendar nuk është i rastit, sepse, pas Ibrahim Rugovës, vetëm një legjendë si Hashim Thaçi arriti t’i përfitojë zemrat e Isës, Besës, Melit, Ismetit…

Pra, Hashim dosti, urime! E di që edhe fjalën ke me ua mbajtë, sa t’mundesh, partnerëve të koalicionit, pas t’Premtes sate t’madhe. Me takatë e ka kjo punë!

Veç, po knaqna tu keshë kur po kthehna në retrospektivë. Para shumë e shumë vitesh, në shtatë vende isha prè, e s’e kisha besu që vjen kjo ditë, në të cilën do e do në LDK paskan pasë me u gëzue më shumë sesa unë, kur ti të bëhesh President i Kosovës!

Hallall të koftë!

Por, jo veç president, po ti je edhe car, king, sulltan, padishah e gjithçka…

Çoma “friend request”-in, se du’ me të bà shok në Facebook.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.