Kronika

(E përditësuar)Tiranë, 4 të vrarë pas sherrit në një klub nate, arrestohet djali i deputetes Xhuvani

sherri-33-320x175

Katër persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri pas një sherri të ndodhur në një klub nate në zonën e rrugës së Elbasanit, ne kryeqytet, në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Viktimat janë identifikuar si: Arbër Demiraj, i cili mësohet se është djali i ish prokurorit Skënder Demiraj, Arbër Demiraj, Edison Jaho, Enea Xhaji dhe shtetasi italian Paulo Azzolo, 60 vjeç, i cili nuk kishte asnjë lidhje me konfliktin e armatosur, por është vrarë gabimisht sipas policisë.

Në sherrin masiv mësohet se janë përfshirë 8 persona, nga të cilët kanë mbetur edhe 2 të plagosur. Policia ka shoqëruar 22 persona që mund të kenë lidhje me ngjarjen e rëndë,  dhe ka ndaluar 3 persona që dyshohet se janë autorët e vrasjeve.

Mes emrave të personave të dyshuar si autorë të krimit të rëndë, policia e kryqytetit bën me dije se është edhe Kostandin Xhuvani, djali i deputetes Luiza Xhuvani, i cili edhe më përpara është përshirë në një konflikt me armë, duke u akuzuar për vrasjen e një personi.

Policia publikon emrat e të arrestuarve 

Jepen detaje nga masakra e ndodhur një natë më parë, ku mbetën të vrarë 4 persona. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës publikon emrat e personave që dyshohet se janë autorët e krimit. Mes të arrestuarve ndodhet edhe djali i deputetes Luiza Xhuvani, Konstadin Xhuvani 25 vjeç.

Maskara ka ndodhur në orën o4:00 të mëngjesit të sitëm në lokalin e natës, “Ante Grand”e ndodhur në rrugën e “Elbasanit”, në Tiranë. Përleshja e armatosur ka vijuar edhe në ambientet e jashtme të lokalit, duke shkaktuar terror në zonë. Nga hetimet paraprake thuhet se sherri ka nisur pas një konflikti të çastit midis disa personave, konflikt i cili më pas ka denigruar me armë zjarri, ku për pasojë kanë gjetur vdekjen, Edison Jaho, 36 vjeç 36, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Enea Xhaj, vjeç 38, lindur në Berat dhe banues në Tiranë, Arber Demiraj, 19 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, Paolo Azzolo, 60 vjeç, me shtetësi dhe kombësi italianë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policore, ekspertë të kriminalistikës, oficerë të Krimeve të Rënda, e të tjerë. “Nga veprimet e shpejta të policisë është bërë kapja në kohë reale e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, të cilët janë shtetasit, Konstandin Xhuvani, 25 vjeç, Erald Sida 24 vjeç, dhe Albano Ballcaj, 19 vjeç, si dhe janë shoqëruar shtetas të tjerë prezent në ngjarje”,- thuhet në komunikatën zyrtare të policisë.

Ndërkaq nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy armë zjarri të llojit pistolete, 3 gëzhoja fishekësh luftarak si dhe dy automjete të markes Mercedes Benz më targa “TR0250N”.

Trupi i pajetë i Azzolos në ambasadë, priten familjarët nga Italia

Përfundon ekspertiza mjeko-ligjore e shtetasit italian, Paolo Azzolo, që mbeti i vrarë mëngjesin e sotëm në lokalin “Ante Grand”, e ndodhur në rrugën e “Elbasanit” në Tiranë. Viktima është tërhequr nga Ambasada Italiane dhe trupi i pajetë ndodhet atje, deri në ardhjen e familjarëve të 60-vjeçarit në Shqipëri

Burimet thonë se i moshuari ka gjetur vdekjen si pasojë e një plumbi që ka marrë në zemër, por ekspertiza mjeko-ligjore ende nuk ka përfunduar tërësisht. I huaji prej disa vitesh jetonte në Shqipëri, për të drejtuar një biznes në qytetin e Tiranës dhe Fierit.

Deri në vitin 2012, ai zotëronte  rreth 80 % të aksioneve  të kompanisë “Apollonia Investments”, por më pas ia shiti ish-ministrit të Jashtëm të Perusë, Manuel Augusto Blacker Miller. Ky i fundit u bë personazh për mediat shqiptare dhe peruane në 2013, sepse aluzohej nga autoritetet e vendit të tij se ishte  organizatori i një grushti shteti në vitin 1992.

majaKëngëtarja Maja shoqërohet në polici për të dhënë dëshminë e saj

Sipas burimeve të pakonfirmuara akoma nga policia, bëhet me dije se në lokalin ku ndodhi ngjarja e katërfishtë, ka qenë edhe këngëtarja nga Vlora Maja.

Ajo është shoqëruar në mjediset e drejtorisë së policisë për të dhënë dëshminë e saj lidhur me atë çfarë ka ndodhur në masakrën që u mori jetën katër personave.

Këngëtarja e njohur e muzikës popullore pritet të hedhë dritë mbi atë që ka ndodhur në brendësi të lokalit të natës, pasi policia dyshon se ajo ka dijeni për gjithçka.

Luiza Xhuvani mungon në mbledhjen e Komisionit të Mediave

Pas ngjarjes së rëndë ku mbetën katër persona të vrarë në një lokal nate në Tiranë,, nëna e njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes, deputetja e PS-së, Luiza Xhuvani, nuk ka qenë e pranishme në mbledhjen e sotme të Komisionit të Medias, ku duhet të përzgjidhen kandidatët për në Këshillin Drejtues të Radio Televizionit Shqiptar.

Mungesa e saj vjen pas ndalimit që policia i ka bërë djalit të aktores së njohur, Kostandinit, i cili dyshohet se është një nga autorët e vrasjes së të paktën dy personave në lokalin e natës.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button