E rëndë në Vaun e Dejës, dy persona bien në kontakt me rrymën elektrike jashtë një lokali
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Karmë të Vaut të Dejës, ku dy persona kanë humbur jetën pasi dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike në ambientet e jashtme të një lokali.
Sipas informacionit paraprak të policisë, Sokol Preka, 40 vjeç, roje i një lokali bar-kafe në pronësi të shtetasit Gj. S., dhe David Deda, 46 vjeç, elektricist, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Si pasojë, Sokol Preka ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa David Deda, i cili ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore, ka humbur jetën gjatë rrugës, teksa po transportohej në spital.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.