☁️
Tiranë 26°C · Vranët 29 August 2026
S&P 500 7,712 ▼0.25%
DOW 53,560 ▼0.02%
NASDAQ 26,402 ▼0.52%
NAFTA 83.40 ▼0.16%
ARI 4,530 ▼2.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $78,154 ▲ +0.95% ETH $2,452 ▲ +0.98% XRP $1.3961 ▲ +1.04% SOL $105.2900 ▲ +1.46%
S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 % S&P 500 7,712 ▼0.25 % DOW 53,560 ▼0.02 % NASDAQ 26,402 ▼0.52 % NAFTA 83.40 ▼0.16 % ARI 4,530 ▼2.88 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8564 EUR/CHF 0.9374 EUR/ALL 92.2661 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3088 EUR/TRY 55.9765 EUR/JPY 185.56 EUR/CAD 1.6113
29 Aug 2026
Breaking
Ekonomia

Rritja e turizmit kërkon mbi të gjitha shërbime publike cilësore

Nga Av. Ardjana Shehi, MBA

AK PARTNERS Legal & Consulting

Turizmi është një nga sektorët prioritarë të ekonomisë shqiptare dhe për promovimin e tij po punohet në shumë forma. Ligji për Turizmin dhe kuadri ligjor e nënligjor mbështetës (përfshirë edhe strategjia kombëtare e turizmit e plan veprimet përkatëse) përbëjnë bazën ligjore e institucionale dhe caktojnë parimet e prioritetet në hartimin e politikave, etj., dhe zbatimin e tyre në fushën e turizmit.

Komisioni Europian në raportin e vitit 2025[1] e konsideron turizmin një nga faktorët kryesorë të rritjes ekonomike të Shqipërisë dhe vlerëson se vendi mbetet konkurrues si destinacion turistik, duke ofruar një gamë në zgjerim të shërbimeve.

Nga perspektiva ekonomike e Bashkimit Europian (BE), turizmi gjeneron eksporte shërbimesh; në terma ekonomikë, turisti i huaj në Shqipëri konsiderohet si gjenerues i të ardhurave nga eksporti i shërbimeve.

Komisioni Europian evidenton edhe se zhvillimi i mëtejshëm i sektorit kushtëzohet nga përmirësimi i infrastrukturës së transportit dhe infrastrukturës digjitale, adresimi i mangësive në aftësitë profesionale dhe forcimi i kapaciteteve të fuqisë punëtore.

Në kuadër të Screening Report për Cluster 3 “Competitiveness and Inclusive Growth”, Komisioni vlerësoi se Shqipëria i përafron objektivat e turizmit me objektivat e BE-së, por rekomandon forcimin e mbrojtjes së konsumatorit, shkëmbimit të të dhënave dhe monitorimit të flukseve turistike.

Albania Report 2025 thekson se zhvillimi i investimeve turistike, veçanërisht në zonat malore dhe zonat e mbrojtura, duhet të respektojë vlerat ekologjike dhe të biodiversitetit, si dhe të garantojë transparencë të plotë.

Komisioni Europian shpreh shqetësim të veçantë për ndikimet e mundshme mjedisore të investimeve të mëdha në zonat e mbrojtura dhe kërkon përafrim, zbatim dhe zbatueshmëri të plotë të rregullave të BE-së për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (EIA), Vlerësimin Strategjik Mjedisor (SEA), mbrojtjen e natyrës, ujërave dhe biodiversitetit, si dhe garantimin e pjesëmarrjes së publikut.

Qëndrimi i Komisionit Europian është se zhvillimi i turizmit duhet të mbështesë rritjen ekonomike dhe zhvillimin rajonal, por duhet të realizohet brenda një modeli të qëndrueshëm dhe të integruar, në të cilin investimet turistike janë të pajtueshme me kërkesat mjedisore dhe me standardet e acquis-it të Bashkimit Europian.

A po punojmë për turizëm afatgjatë të qëndrueshëm?

Në këtë kuadër vlerësimi dhe, tashmë, që po provohet rritja e të ardhurës kombëtare e cila vjen nga turizmi, pyetja që shtrohet e të cilës i duhet dhënë përgjigja e duhur me veprim mirëbesimi është:

A po punojmë për turizëm afatgjatë të qëndrueshëm?

Fushatat promovuese kanë sjellë rritje të numrit të turistëve. Ёshtë çështje fakti se ky promovim vazhdon të bëhet nëpërmjet marketimit të pasurive e monumenteve natyrore, historike, kulturore, etj., të Shqipërisë dhe mbi të gjitha, kapacitetet akomoduese hoteleri, bujtina, etj., dhe veçantitë dhe cilësinë gastronimike kulinare që ofron Shqipëria.

Për qëllime të turizmit të qëndrueshëm afatgjatë, ajo që duhet të kuptojmë është se turizmi nuk kërkon e nuk duhet të mbështetet vetëm në promovim e shitjeve të kapaciteteve / shërbimeve private hoteleri e kulinari, aktivitete argëtimi, kulturore, etj.

Turizmi kërkon të mbështetet nga të gjitha shërbimet dhe kapacitetet e tjera private e publike që shoqërojnë turistin, nisur nga hyrja dhe deri ne daljen e tij/saj nga territori i Shqipërisë, si në rastin kur udhëtimi shkon këndshëm, ashtu edhe kur udhëtimi ka surpriza të paplanifikuara, si aksidente rrugore, etj.

Në këtë plan, turizmi kërkon funksionim të mirë të policisë kufitare, policisë rrugore, policisë së rendit, etj., doganave, të organeve licencuese e inspektuese të industrisë së hotelerisë e industrisë ushqimore e gastronomisë (përfshirë sigurinë ushqimore), të subjekteve të industrisë argëtuese (përfshirë licencimin dhe inspektimin e guidave, të mjeteve në përdorim të tyre lidhur me sigurinë jetësore të turistëve), kërkon funksionim me standarde europiane të shërbimeve bankave e financiare, përfshirë shërbimet e shoqërive të sigurimit, të funksionimit të dokumentimit fiskal të aktivitetit të subjekteve tregtare e jotregtare të përfshira, etj.

Turizmi kërkon që institucionet shtetërore dhe shërbimet publike të maksimizojnë siguri të jetës dhe shëndetit të turistëve, shërbime cilësore edhe në rast aksidentesh e raste të ngjashme, grupin e shërbimeve ku përfshihen shërbimet shëndetësore, policore, ekspertimi teknik e mjekoligjor, të organeve të prokurorisë e gjykatës, të shoqërive të sigurimit e, përsëri, veprimtarinë funksionale të dhënies së drejtësisë.

Realiteti i deritanishëm lidhur me turizmin në Shqipëri është që domosdoshmëria e cilësisë së shërbimeve publike administrative e të drejtësisë anashkalohet pasi mbivendoset prioriteti i promovimit të turizmit në format e me synimet e sipërpërmendura. Duket që nuk ka fokus prioritar që, në si çdo sektor apo industri, qëndrueshmëria të testohet e sigurohet bazuar në kënaqësinë afatgjatë të klientit, në këtë rast të turistit, mbi funksionimin e ligjit dhe institucioneve në Shqipëri.

Rëndësia e shërbimeve

Kënaqësia e turistit nuk duhet të synohet e të testohet vetëm për cilësi shërbimesh akomodimi e kulinari, por duhet të testohet, mbi të gjitha, edhe lidhur me kënaqësinë nga cilësia e shërbimit, korrektesa etike, dhe sjellja ligjore e punonjësve të administratës shtetërore, përfshirë policinë dhe të organeve të drejtësisë (në rastet kur turistët duhet të përballen edhe me nevojën për shërbimin e marrjes së drejtësisë në Shqipëri dhe jo vetëm)

Kënaqësia e turistit nuk duhet të synohet e të testohet vetëm për cilësi shërbimesh akomodimi e kulinari, por duhet të testohet, mbi të gjitha, edhe lidhur me kënaqësinë nga cilësia e shërbimit, korrektesa etike, dhe sjellja ligjore e punonjësve të administratës shtetërore, përfshirë policinë dhe të organeve të drejtësisë (në rastet kur turistët duhet të përballen edhe me nevojën për shërbimin e marrjes së drejtësisë në Shqipëri dhe jo vetëm).

Ёshtë e rëndësishme të kuptohet se maksimizimi i cilësisë dhe mirëbesimit në dhënien e këtyre shërbimeve publike, e lidhur edhe me shërbime private të lidhura, si shërbime të shoqërive të sigurimit, etj., do të mundësojë qëndrueshmëri afatgjatë të turizmit.

Qeveria, organet politikëbërëse, organet rregullatorë, licencuese e inspektuese, të zbatimit të ligjit, etj., të shtetit Shqiptar duhet të kenë në vëmendje se ardhja e turistëve të huaj teston edhe cilësinë dhe standardet e funksionimit të institucioneve shqiptare (përfshirë edhe standardet e zbatimit të ligjit, shmangies së praktikave korruptive, etj.), si dhe teston edhe sa gati jemi në praktikë në këto parametra për t’iu bashkuar familjes së zhvilluar europiane.

Në këtë kuptim, turizmi teston si arrihet standardi i kërkuar përkatës, jo vetëm tek turistët por, edhe tek shtetasit shqiptarë.

Nuk duhet të harrojmë edhe se ardhja e turistëve europiane në Shqipëri teston edhe sa europiane jemi ne vetë shqiptarët në të menduarit dhe të vepruarit.

Treguesit e mirë në të gjitha sa më sipër, nëse janë të provuara në përditshmëri si të qëndrueshme edhe nga turistët nga vendet anëtare të BE, lehtësojnë edhe vendimmarrjen e politikës së shteteve anëtare të BE për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Turizmi është një mekanizëm testimi i përkryer për të inspektuar dhe analizuar nivelin e standardeve në praktikat e përditshme në Shqipëri, mbi të gjitha, lidhur me performancën ligjore e institucionale e nivelin e praktikave korruptive të institucioneve shqiptare.

Vendosja e fokusit në forcimin e shtetit të së drejtës në funksion të zhvillimit të turizmit dhe promovimi i turizmit bazuar në sigurinë e funksionimit të shërbimeve publike lidhur me turizmin, do të bëjë turizmin tonë të qëndrueshëm në afatgjatë dhe arritjen e interesit publik që turizmi ka për Shqipërinë.

Mesazhi

Vendosja e fokusit në forcimin e shtetit të së drejtës në funksion të zhvillimit të turizmit dhe promovimi i turizmit bazuar në sigurinë e funksionimit të shërbimeve publike lidhur me turizmin, do të bëjë turizmin tonë të qëndrueshëm në afatgjatë dhe arritjen e interesit publik që turizmi ka për Shqipërinë.

——

[1] RAPORTI I BASHKIMIT EUROPIAN (2025)

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.