🌧️
Tiranë 16°C · Shi i lehtë 02 Nëntor 2026
S&P 500 7,599 ▲0.25%
DOW 52,260 ▲0.95%
NASDAQ 25,463 ▲0.1%
NAFTA 96.21 ▼7.6%
ARI 3,966 ▲1.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
₿ CRYPTO
BTC $77,038 ▼ -1.1% ETH $2,254 ▼ -0.42% XRP $1.2402 ▼ -0.74% SOL $92.1400 ▼ -2.51%
S&P 500 7,599 ▲0.25 % DOW 52,260 ▲0.95 % NASDAQ 25,463 ▲0.1 % NAFTA 96.21 ▼7.6 % ARI 3,966 ▲1.72 % S&P 500 7,599 ▲0.25 % DOW 52,260 ▲0.95 % NASDAQ 25,463 ▲0.1 % NAFTA 96.21 ▼7.6 % ARI 3,966 ▲1.72 %
EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587 EUR/USD 1.1160 EUR/GBP 0.8335 EUR/CHF 0.9201 EUR/ALL 90.9858 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5272 EUR/TRY 55.7239 EUR/JPY 175.80 EUR/CAD 1.5587
02 Nën 2026
Breaking
Kronika

Ministria e Mbrojtjes përditëson të dhënat për situatën nga zjarret: 5 vatra aktive në vend

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin më të fundit për situatën e zjarreve në vend, sipas të dhënave operative të orës 20:00 të datës 29 gusht 2026.

Në territorin e vendit janë raportuar 16 vatra zjarri, nga të cilat 5 mbeten aktive dhe 2 janë nën mbikëqyrje.

Për përballimin e situatës janë angazhuar në total 228 forca operacionale, 10 automjete zjarrfikëse, 4 helikopterë dhe 75 efektivë të Forcave të Armatosura.

Vatra në Dajt, Qafë-Priskë, ka riaktivizime; në operacion janë angazhuar 25 forca zjarrfikëse/AZM, 20 efektivë të FA dhe 2 helikopterë.

Në Vajkal, Bulqizë, zjarri vijon në një sipërfaqe të gjerë me shkurre e dëllinja, ku janë përqendruar forcat; janë angazhuar 31 forca vendore/vullnetare, 30 efektivë të FA dhe 1 helikopter.

Në Sllatinë, Dibër, vijon aktive vatra në sipërfaqe pyjore, ku kanë operuar 78 forca në terren dhe 1 helikopter, pa rrezik për zonat e banuara.

Aktive mbeten gjithashtu vatra në Qafë të Helmës, Bulqizë, e cila po monitorohet pa zhvillime dhe pa rrezik për banesat, si dhe vatra në Kroi i Madh, Krujë, ku po punohet me 2 automjete zjarrfikëse dhe situata është drejt normalizimit dhe shuarjes së plotë.

Në malin e Dardhës, Librazhd dhe malin e Qukësit, Prrenjas, vatrat mbeten nën mbikëqyrje, pa rrezik për zonat e banuara.

Ndërkohë, zjarret në Komsi, Mat dhe Delisuf, Vlorë, janë shuar plotësisht.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.