☀️
Tiranë 10°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,362 ▲0.28%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.43 ▼0.32%
ARI 4,027 ▼0.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $80,177 ▲ +0.2% ETH $2,325 ▲ +0.15% XRP $1.3022 ▲ +0.82% SOL $100.9400 ▼ -0.03%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.43 ▼0.32 % ARI 4,027 ▼0.29 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,362 ▲0.28 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.43 ▼0.32 % ARI 4,027 ▼0.29 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
27 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

A ia vlen të blesh një shtëpi për ta dhënë me qira

Tregu shqiptar i pasurive të paluajtshme në përgjithësi ofron kthime modeste nga blerja e pronave për qiradhënie.

Megjithëse çmimet e qirave në vitet e fundit janë rritur, duke ndjekur tendencat në rritje të çmimeve të shitjes dhe të shtyra sidomos nga kërkesa në rritje për qira ditore që ka sjellë turizmi, masa e kthimit nga investimi ngelet e dobët në raport me standardet referuese të kthimit nga investimi në prona.

Sipas të dhënave të AirDNA, për 6-mujorin 2026 e ardhura mujore nga qiradhënia për pronat e listuara në AirBNB në Tiranë ishte 765 euro në muaj ose 9180 euro në vit, në terma bruto.

Ndërkohë, sipas indeksit Keydata Albania, çmimi mesatar i shitjes në Tiranë në mesin e këtij viti ka arritur në 2100 euro për m2.

Në rast se vlerën e një apartamenti e llogarisim për një sipërfaqe mesatare, prej rreth 80 m2, çmimi i blerjes do të rezultonte rreth 168 mijë euro (pa llogaritur shpenzimet e mobilimit).

Mbi këto shifra, kthimi vjetor nga qiraja rezulton rreth 5.5%, por gjithmonë i vlerësuar në terma bruto. Nëse do të merrnim parasysh shpenzimet e mobilimit të banesës dhe më tej të mirëmbajtjes, taksat, kostot, si edhe amortizimin e ndërtesës dhe mobilimit, kthimi neto do të ishte ndjeshëm më i ulët se 5%.

Mbi shifrat e mësipërme, koha e kthimit bruto nga investimi nëpërmjet qiradhënies do të ishte minimalisht 19 vjet. Sipas standardeve globale, koha optimale e kthimit nga investimi në një pronë nëpërmjet qiradhënies është 12 deri në 15 vjet.

Bazuar në vlerësimet e mësipërme, mund të arrihet në konkluzionin se kthimi nga qiradhënia në tregun e banesave në Shqipëri nuk është shumë tërheqës.

Për krahasim, aktualisht yield-i i obligacioneve 20-vjeçare të qeverisë shqiptare është 6.5%, ndërsa ai i obligacioneve 15-vjeçare është 6.22%, me tendencë në rritje.

Yield-et e instrumenteve financiare me rrezik zero janë më të larta se kthimi mesatar bruto nga investimi nëpërmjet qiradhënies së një banese.

Lexoni edhe:

A ia vlen të investosh në prona; Rritet më tej bregdeti, por stopon Tirana

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.