☁️
Tiranë 6°C · Vranët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 99.59 ▲0.89%
ARI 5,023 ▼0.77%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $74,018 ▲ +3.46% ETH $2,261 ▲ +7.6% XRP $1.4777 ▲ +4.37% SOL $93.5800 ▲ +6.03%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.59 ▲0.89 % ARI 5,023 ▼0.77 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 99.59 ▲0.89 % ARI 5,023 ▼0.77 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Kronika

E vërteta e dekretit grek për kufirin/ Mbyll vetëm gjiret. Kufirin me Shqipërinë, e vendos gjykata e Hagës

Pak ditë më parë presidenti grek ka miratuar dekretin për mbylljen e gjireve detare nga ishujt greke në detin Jon deri në kepin Tainaro në Peloponez.
Ky është dekreti që disponon Top Channel dhe që nuk përcakton aspak zgjerimin detar me 12 milje. Përballë Shqipërisë do të mbyllet gjiri i Korfuzit në dy skajet e tij dhe nga vija bazë më pas diskutohet kufiri me Shqipërinë e cila sërish mbyll gjiret e saj. Kjo është harta e zonës.

Por kjo ndarje do të bëhet me marrëveshje në gjykatën ndërkombëtare të Hagës. Kjo është dakordësuar disa muaj më parë dhe u bë e ditur nga kryeministri Rama.

Ky dekret nuk përcakton zgjerimin e kufirit grek nga 6 në 12 milje. Sepse kjo duhet të bëhet me një ligj të veçantë. Qeveria greke e ka çuar një projektligj për zgjerimin e kufirit në parlamentin grek, por ai parashikon zgjerimin me 12 milje në ato zona ku ka hapësirë dhe ku largësia me vendin fqinj është mbi 24 milje.

Në këtë rast me Egjiptin dhe me Italinë me të cilat Greqia e ka tashmë një marrëveshje për detin. Ndërsa me Shqipërinë është e pamundur sepse hapësira detare mes dy vendeve është shumë e ngushtë dhe nuk lejon zgjerime të tilla.

Për këtë arsye është thirrur në ndihmë gjykata ndërkombëtare e Hagës e cila do vendosë në bazë të ligjeve ndërkombëtare të njohura nga të gjitha vendet. Mos pasja e një marrëveshje mes Shqipërisë dhe Greqisë lidhet me faktin nuk ekzistojnë 24 milje detare mes tyre të cilat mund të ndahen me nga 12 milje secili.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.