☁️
Tiranë 12°C · Vranët 17 March 2026
S&P 500 6,699 ▲1.01%
DOW 46,946 ▲0.83%
NASDAQ 22,374 ▲1.22%
NAFTA 96.72 ▲3.44%
ARI 5,021 ▲0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
₿ CRYPTO
BTC $74,334 ▲ +1.06% ETH $2,330 ▲ +3.35% XRP $1.5325 ▲ +3.3% SOL $94.4700 ▲ +0.95%
S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.72 ▲3.44 % ARI 5,021 ▲0.37 % S&P 500 6,699 ▲1.01 % DOW 46,946 ▲0.83 % NASDAQ 22,374 ▲1.22 % NAFTA 96.72 ▲3.44 % ARI 5,021 ▲0.37 %
EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726 EUR/USD 1.1489 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9057 EUR/ALL 96.1365 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4633 EUR/TRY 50.7742 EUR/JPY 182.87 EUR/CAD 1.5726
17 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ecuria e ekonomisë shqiptare, Moody’s rikonfirmon vlerësimin në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s Ratings, në rishikimin e saj periodik të kryer më 5 mars 2026, ka rikonfirmuar vlerësimin afatgjatë të kreditit sovran të Shqipërisë në “Ba3” me perspektivë “të qëndrueshme”.

Moody’s vlerëson qëndrueshmërinë e ekonomisë shqiptare dhe parashikon një rritje të PBB-së reale prej 3.6% për vitin 2025 dhe 3.5% për vitin 2026. Prespektiva e rritjes ekonomike do të mbështetet kryesisht nga ecuria e sektorit të turizmit, fluksi i qëndrueshëm i Investimeve të Huaja Direkte veçanërisht në energji dhe turizëm, por edhe nga normat më të larta të pjesëmarrjes në tregun e punës.

Agjencia vlerëson se, në aspektin fiskal, zbatimi i buxhetit ka mbetur i kujdesshëm gjatë vitit 2025. Moody’s vlerëson deficitin në 1.8% të PBB-së në vitin 2025, i cili është rritur nga 0.7% e PBB-së në vitin 2024, por mbetet nën objektivin qeveritar prej 2.4%.

Agjencia parashikon që raporti i borxhit ndaj PBB-së të ulet lehtësisht në rreth 51% në vitin 2027 nga 52.6% e vlerësuar për vitin 2025, i nxitur nga rritja e fortë ekonomike dhe një bilanc primar fiskal i balancuar ose paksa pozitiv. Agjencia parashikon një ulje të mëtejshme graduale të borxhit publik gjatë tre deri në pesë vitet e ardhshme, të mbështetur nga respektimi i kuadrit të kujdesshëm fiskal nga qeveria.

Perspektiva “e qëndrueshme” reflekton vlerësimin e Moody’s se rreziqet pozitive dhe negative për vlerësimin “Ba3” të Shqipërisë janë të balancuara. Agjencia pret që reformat për procesin e anëtarësimit në BE të vazhdojnë, megjithëse me një ritëm gradual, dhe që risqet e likuiditetit qeveritar dhe të sektorit bankar të mbeten të kontrolluara.

Ky rikonfirmim i vlerësimit nga Moody’s është një tregues mjaft i rëndësishëm i stabilitetit makroekonomik të Shqipërisë dhe progresit të vazhdueshëm në reformave strukturore, duke dhënë një sinjal pozitiv për investitorët ndërkombëtarë, si dhe duke mbështetur objektivat afatgjata të integrimit evropian të vendit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.