🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,865 ▲ +0.32% ETH $2,247 ▲ +0.54% XRP $1.3483 ▼ -0.21% SOL $84.6200 ▲ +0.15%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Ekspozita

Edi Hila vjen sot me një ekspozitë personale në COD

Edi Hila vijon të sjellë në telajo Shqipërinë e tranzicionit. Këtë e tregon cikli i ri me piktura realizuar prej tij, frymëzuar nga bulevardi kryesor i Tiranës. Një nga emrat më të njohur të arteve figurative në vend, do të vijë sot me një ekspozitë personale në COD, duke çelur dhe sezonin e ri artistik të kësaj qendre arti. Rikthimi i Hilës me një ekspozitë personale mund të quhet një ngjarje për botën artistike në vend, për vetë kontekstin dhe thellësinë që mbartin tablotë e tij. Në parathënien që i bën katalogut që shoqëron këtë ekspozitë, të artistit, Shkëlzen Maliqi argumenton veprat e realizuara me mjeshtëri dhe finesë, duke u shprehur se “pamjet eBulevardit të Hilës ndërkaq, janë të gjitha të ngrira, në një gjendje ontologjike zero, si të sapodala nga gjysmerrësira dhe gjysmëshkëndija e agut të ditës para lindjes së diellit, kur qyteti ende është i fjetur dhe në të nuk lëviz e as pipëtin gjë”. Edi Hila rikthehet me këtë ekspozitë dy vjet pas ekspozitës “Zbrazëtia ludike e objektit”, hapur në ambientet e universitetit “Polis”. “Edi sjell konceptin realist në artin postmodern shqiptar me po atë guxim dhe thjeshtësi, i lodhur nga maska e buzëqeshur e homosocialisticus-it dhe hipokrizia e artit zyrtar”, do të shprehej kuratori i kësaj ekspozite Gëzim Qëndro. Shqetësimi i artistit mbi Shqipërinë e tranzicionit zë fill që tek kjo ekspozitë, ku mes ngjyrash shihje pallatet e larta të mbira kudo nëpër qytet ose shtesat pa leje, të cilat vinin si një alarm për të tashmen nga syri i një artisti.

Edi Hila (2)Dy vitet e fundit kanë qenë aktive për Hilën. Bashkë me Ardian Pacin ai prezantoi një vit më parë Shqipërinë në Bienalen e Arkitekturës në Venecia me punën e quajtur “Monumente të Mundshme Ardhmërisht të Parealizuara”, vepër e cila më pas do të udhëtonte në mjediset e  shkollës së arkitekturës, Architectural Association (AA), në Londër. “Piktura ime buron nga një realitet shumë kompleks, politik, social e të tjerë. Pra, nuk do të isha i vërtetë jashtë këtij konteksti. Shoqëria shqiptare po kalon momente të vështira tranzicioni, e për këtë arsye është një burim pafund problemesh, situatash që zhvillohen në një sfond tepër ekspresiv, me ngarkesa të forta emocionale. Prandaj jam i interesuar të marr pjesë në zbulimin, analizën dhe renditjen e këtyre fakteve, gjithmonë në shërbim të shprehjes artistike, për të krijuar një art që në bazën e vet udhëhiqet nga e vërteta”, do të shprehej Hila. Por sot artisti bën një tjetër ftesë për të parë rrugëtimin e tij teksa në ngjyra sjell një tjetër dimension të Shqipërisë së sotme. Të një Shqipërie që është çdo ditë para nesh, në hapësirat e një bulevardi ku ndoshta ecim aq shpesh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.