Politika

Edi Rama shtyn gazetaren e SYRI-t, La Republica: Momenti i filmuar kthehet në çështje

Mediat ndërkombëtare vijojnë t’i bëjnë jehonë veprimit jashtë çdo etike të Kryeministrit Edi Rama, ndaj gazetares Ambrozia Meta.

La Republica pasqyron incidentin e ndodhur ku Kryeministri gjatë një konference për shtyp ka shtyrë dje gazetaren Ambroiza Meta

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka refuzuar të kërkojë falje pasi u akuzua se kishte intimiduar fizikisht një gazetare kur po e pyeste për një projekt investimi të lidhur me dhëndrin e Donald Trump, Jared Kushner.

Image

Ditën e djeshme, gjatë një konference për shtyp, Rama duket se ka prekur në fytyrë gazetaren Ambrozia Meta, e cila po i bënte pyetje, para se ai të largohej. Një video për incidentin ka mbledhur mbi 150 mijë shikime në rrjetin social ‘X’, ish Tëitter.

Gazetarja ka komentuar atë çfarë ka ndodhur përmes një një postim në llaogarinë e saj në Facebook.

‘Siç tashmë është marrë vesh, sot pata një përplasje me Kryeministrin Edi Rama, gjatë një prononcimi për media. Pas një sërë pyetjesh lidhur me investimet e reja në Sazan, skemën e përdorur në portin e Durrësit dhe përfitimet që do të kenë shqiptarët nga këto marrëveshje, në përpjekje për të shmangur llogaridhënien, Kryeministri bëri një gjest të ulët dhe të turpshëm, duke më gjuajtur në faqe dhe duke shkelur çdo lloj etike. Është një veprim që nuk më intimidon, siç nuk më step fare gjuha e tij ofenduese, sepse unë kam guximin t’i kërkoj llogari, pasi nuk bëj kurrë pazare me profesionin tim dhe e kam shumë të shenjtë dinjitetin.’

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button