☀️
Tiranë 23°C · Kthjellët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $71,465 ▼ -1.97% ETH $2,204 ▼ -1.85% XRP $1.3328 ▼ -0.94% SOL $82.2200 ▼ -2.39%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Kronika

Efektivët e policisë shqiptare përzgjidhen heronj të Ballkanit për vitin 2017

Në rajonin e Ballkanit ka njerëz të cilët mund të konsiderohen me të vërtetë heronj për veprimet e tyre, shkruan Balkan Insight, publikim i BIRN-it, që fokusohet te lajmet, analizat, komentet dhe raportet investigative nga Evropa Juglindore.

Një vend të veçantë në këtë analizë zënë edhe efektivët e policisë shqiptare, të cilët shpëtuan jetë njerëzore gjatë përmbytjeve të fillimit të muajit dhjetor.

”Dimrat e kaluar kanë qenë të vështirë për shumë banorë në Shqipëri. Mijëra persona kanë parë shtëpitë dhe tokat e tyre të përmbytura, disa herë edhe duke rrezikuar jetët e tyre”, shkruan Balkan Insight.

”Heronjtë e vërtetë në këto ngjarje kanë qenë forcat speciale të policisë dhe ushtrisë, të cilët kanë marrë përsipër rreziqe për të evakuuar njerëzit nga zonat më të rrezikshme. Një skuadër speciale e policisë nga qyteti i Shkodrës, duke punuar larg publicitetit, ka kryer një nga detyrat më të vështira që sjellin përmbytjet: atë të kërkim-shpëtimit të njerëzve të cilët ishin gjendur të rrethuar nga uji apo që ishin marrë prej tij”, shton BI.

”Këtë vit, ata shkuan drejt jugut të Shqipërisë për të ndihmuar komunitetet në Vlorë dhe Fier, që përballeshin me rrezikun që sjellin shirat e rrëmbyer. Kjo skuadër e mirëtrajnuar shkon edhe në vende të tjera të Evropës për të kryer operacione shpëtimi”, thuhet në shkrimin e Balkan Insight.

”Ardian Zhuraj, komandant i skuadrës thotë se kurajoja dhe përgatitja serioze fizike janë cilësitë më të mira që kërkon kjo skuadër, ndërkohë që Alfons Gjergji, një nga anëtarët e saj, thotë se edhe pse puna është e rëndë, kënaqësia që sjell është më e madhe”, shtohet në të.

”Ne jemi krenarë dhe ndjejmë gëzim kur u japim njerëzve ndihmën për të cilën ata kanë nevojë”, thekson ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.