Tiranë 9°C · Pjesërisht vranët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.45 ▲3.22%
ARI 4,743 ▼0.72%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,845 ▼ -0.99% ETH $2,178 ▼ -2.99% XRP $1.3292 ▼ -3.38% SOL $81.8500 ▼ -3.54%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.45 ▲3.22 % ARI 4,743 ▼0.72 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.45 ▲3.22 % ARI 4,743 ▼0.72 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Egjipti kritikohet nga OKB-ja për mosrespektim të të drejtave të njeriut

ee803-467x350Egjipti u kritikua sot për bilancin e tij mbi çështjen e të Drejtave të Njeriut para Këshillit të të Drejtave të Njeriut në Gjenevë, përfaqësuesi i Kajros nga ana e tij garanton për prioritetet që i janë dhënë nga vendi i tij këtyre të drejtave.

Ibrahim El Heneidy, ministër i Drejtësisë dhe i Punëve Parlamentare, mohoi çdolloj shkelje të këtyre lirive në vendin e tij.

“T’i japësh prioritetin të Drejtave të Njeriut është në qendër të jetës politike të administratës së re. Egjipti do të repektojë detyrimet e tij ndërkombëtare”, garantoi ai.

Vendet perëndimore e kritikuan në veçanti për shkeljet ndaj lirive, mungesën e hetimit dhe ndjekje kundër përgjegjësve të shtypjes, duke kërkuar një konformitet të ligjeve me kushtetutën e re të vitit 2014, lirimin e menjëhershëm të gazetarëve dhe të të burgosurve për arsye mendimi, garanci për punën e OJQ-ve, lirinë e grumbullimit dhe manifestimit.

Një theks i veçantë është ngritur mbi dhunën seksuale kundër femrave, dënimeve me vdekje në masë dhe respektimin e të drejtave të migrantëve.

Egjipti del për herë të dytë para shqyrtimit periodik universal mbi respektimin e të Drejtave të Njeriut si gjithë vendet e tjera anëtare të OKB-së. Por, është hera e parë që prej fillimit të pranverës arabe që një vend arab i nënshtrohet këtij shqyrtimi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.