☁️
Tiranë 16°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 96.21 ▲0.79%
ARI 4,611 ▼5.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,701 ▼ -3.82% ETH $2,157 ▼ -3.92% XRP $1.4495 ▼ -1.11% SOL $89.0100 ▼ -1.82%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.21 ▲0.79 % ARI 4,611 ▼5.83 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 96.21 ▲0.79 % ARI 4,611 ▼5.83 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Ekonomi për “Euronews”: Shqipëria mund behet perlë e re e Adriatikut në Ballkanin Perëndimor

Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Milva Ekonomi, në një intervistë për Euronews thotë se, Shqipëria mund të bëhet një perlë e re e Adriatikut në Ballkanin Perëndimor, për shkak të potencialit të madh të saj, mikpritjes dhe mundësive të mëdha që ka për të qenë e madhe.

Ekonomi foli për Euronews në kuadër të Panairit Ndërkombëtar të Turizmit, ITB Berlin. Ajo u ndal në potencialin e Shqipërisë në fushën e turizmit. “Fakt është se industria e turizmit në Shqipëri është e re dhe plot energji, dhe kjo është shumë e rëndësishme”, deklaroi Ekonomi.

Duke folur për llojet e produkteve që Shqipëria është duke ofruar, Ekonomi tha se,  synojmë diversifikimin e aktiviteteve turistike. “Pra, ju nuk mund të shijoni vetëm zonën bregdetare apo turizmin rural, por ju mund të ndërmerrni aventura, të njiheni me historinë dhe arkeologjike. E gjithë kjo është forca e turizmit shqiptar për momentin”, deklaroi Ekonomi.

Gjithashtu, sipas ministres së Turizmit, Ekonomi, Shqipëria gjithnjë e më tepër po po i jep një dimension më të madh mikpritjes së turistëve që vizitojnë vendin dhe unë besoj, vijoi ajo, se kjo është një tjetër forcë e Shqipërisë në këtë panair.

Shqipëria mori pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ITB Berlin që po zhvillua nga data 9 deri ne 13 mars. Stenda e Shqipërisë, e ngritur nën kujdesin e veçantë të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes dhe Agjencisë Kombëtare të Turizmit, është pozicionuar në krah të vendeve të Evropës Juglindore dhe vendeve të tjera të Ballkanit, ku vëmendja e vizitorëve ka qenë e ndjeshme.

Në stendën shqiptare morën pjesë 20 tur-operatorë dhe agjenci turistike. Gjatë Panairit u arrit nënshkrimi i marrëveshjes me Presidentin e panairit të Stuttgart “MESSE STUTTGART”, Roland Bleinroth, ku Shqipëria për herë të parë do të bëhet vend partner në një panair ndërkombëtar , duke bërë të mundur prezantimin sa më të mirë të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.