Arte

Ekspansioni i Amazon

Me iniciativa gjithnjë të reja, Amazon po e ndryshon në mënyrë radikale tregtinë e librit. Me një flatrate për librat elektronikë, Amazon po zgjeron monopolin e saj. Por synimet e gjigantit shkojnë më tej se kaq.

amazonNga laboratori i Amazon në SHBA vijnë vazhdimisht përzierje të habitshme shpërthyese. Ideja më e rë është një flatrate për E-Book: për 9,99 dollarë në muaj klientët amerikanë prej disa ditësh mund të zgjedhin nga një katalog me më shumë se 600.000 tituj. Për ata që lexojnë shumë kjo tingëllon si fillim një ofertë e shkëlqyer. Pasi për këtë shumë mund të blesh e shumta një libër të vetëm më lidhje të thjeshtë. Për pjesën tjetër të tregtisë së librit oferta mund të ketë pasoja shkatërrimtare. Pasi kështu pakësohen gjasat që njerëzit t‘i drejtohen librarive; librat elektronikë (E-Book) përfitojnë, ndërsa librat e shtypur po kalojnë gjithnjë e më shumë në prapavijë. Oferta me sloganin „Kindle unlimited“ që fillimisht vlen vetëm për klientët e amazon.com, herët apo vonë do të fillojë edhe në Gjermani, tregu i së cilës pas atij amerikan konsiderohet si më i rëndësishmi në gjithë botën.
Nuk ka më mbrojtje nga çmimi i paracaktuar
Ligji për çmimin e paracaktuar, edhe pse dikush mund të mendonte të kundërtën, sipas Shoqatës së Tregtisë së Librit në Gjermani, lejon modele abonimi si „Kindle unlimited“, pasi çmimi i fiksuar aplikohet vetëm në shitjen e librave. Pak më e vështirë mund të jetë për Amazon të prezantojë një katalog tërheqës. Pasi titujt e librave që do të ofrohen me Flatrate do të varen nga gatishmëria e shtëpive botuese për të bashkëpunuar me Amazon në projektin e ri. Marrëdhënia mes dy palëve prej kohësh nuk është e zhveshur nga irritimet dhe zënka të shëmtuara. Jo më kot shefi i Amazon Jeff Bezos e ka përshkruar një herë me fjalë të forta marrëdhënien e tij me shtëpitë botuese: „Ne do t‘i ndjekim siç bëjnë gepardët me gazelat.“ Në përpjekjet e tij për të ndryshuar tregun e librit në formën që njohim ne, Amazon ndërmerr vazhdimisht përpjekje të reja dhe në këtë mes çdo mjet është për të i mirë. Prej kohësh gjiganti i internetit e përdor pozicionin e tij monopolist për të përcaktuar në mënyrë të njëanshme kushtet në negociatat me shtëpitë botuese. Kush kundërshton duhet të llogarisë me masa drastike.
Monopol gjigant
Në SHBA Amazon ka nën kontroll rreth 60 për qind të tregut të librit elektronik, në total atje një në tre libra (përfshirë edhe librin e shtypur) shitet përmes platformës së internett. Në Gjermani, ku ka librari në gjithë territorin, 20 për qind e tregtisë (dhe gjysma e biznesit me librin elektronik) janë në duart e Amazon. Kjo çon jo rrallë në një arrogancë në sjelljen në biznes. Dhe prej kësaj vuajnë tani shtëpitë botuese në SHBA dhe Gjermani. Në Gjermani shtëpi botuese si Ullstein, Piper apo Carlsen janë vënë në shënjestër të Amazon. Në SHBA koncerni ka vënë në shënjestër grupin Hachette Book Group, i cili bën pjesë ndër të ashtuquajturit Big Five (pesë të mëdhenjtë). Përsëri fjala është për të vendosur një shembull. Në vend të uljeve të zakonshme prej 30 për qind, Amazon kërkon tani 50 për qind për librat elektronikë. Ky marzh deri tani vlente vetëm për librat e lidhur. Meqenëse shtëpitë botuese nuk pranojnë t‘i nënshtrohen diktatit të kushteve të Amazon, titujt e tyre livrohen me vonëse të madhe. Kjo është e ngjashme me një bojkot.
Trysnia e aksionerëve
Koncerni pranon edhe dëmin që i shkaktohet atij vetë, të paktën përkohësisht. Ndërkohë trysnia e aksionerëve të Amazon do të shtohet pasi kohët e fundit sipërmarrja shënoi përsëri humbje të mëdha dhe kursi i aksioneve ra me 10 për qind. Por Jeff Bezos deri tani nuk e ka humbur toruan nga goditjet, për kursin e rritjes së rrufeshme sakrifikohet çdo gjë tjetër. Në botëkuptimin e menaxherit kultura e librit ka pak vlerë, shtëpitë botuese janë të panevojshme. Sipas tij ato vetëm sa ndërhyjnë mes autorit dhe lexuesit. Për të ato më mirë duhet të elimonohen. Përfytyrimin e tij ideal e lë herë pas here të duket: nga njëra anë janë krijuesit që shkruajnë, dhe nga ana tjetër blerësit të cilët lexojnë dhe mes dy palëve vetëm Amazon. Për këtë arsye prej kohësh koncerni përpiqet të përparojë edhe në fushën e botimeve.
Protesta e shkrimtarëve
Por deri tani nuk ia ka dalë mbanë. Publikimet e deritanishme lënë shumë për të dëshëruar. Tituj nga fusha e vetëpublikimit të Amazon thuajse nuk merren seriozisht nga tregtia e librit. Dhe deri tani nuk ka pasur dyndje të shkrimtarëve tek Amazon apo braktisje të shtëpive të njohura të botimit megjithë kushtet lukrative që ofron koncerni. Përkundrazi më shumë se 1000 autorë, ndër ta shumë emra të njohur si Paul Auster, Donna Tartl, John Grisham dhe Stephen King nënshkruan kohët e fundit një letër proteste kundër politikës së çmimeve të Amazon. Akoma më shumë ngjall tani kureshtje zëri që Amazon kërkon të blejë shtëpinë botuese Simon&Schuster, e cila gjithashtu bën pjesë ndër të mëdhatë në SHBA. Ideja nuk është aspak e gabuar. Nuk ka shumë kohë që Bezos bleu „Washington Post“ dhe deklaroi se ky ishte një eksperiment të terren të panjohur. Blerja e Simon&Schuster do të kishte gjithashtu një karakter prove. Por ajo do ta afronte më shumë Bezos me synimin e tij: të jetë jo vetëm tregtari lider i librit që i shërben në mënyrë të shkëlqyer klientëve të tij por të ketë sukses edhe si botues dhe madje të bëhet edhe një adresë që merret seriozisht për autorët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button