☁️
Tiranë 10°C · Vranët 01 April 2026
S&P 500 6,529 ▲2.91%
DOW 46,342 ▲2.49%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 98.35 ▼2.99%
ARI 4,736 ▲1.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
₿ CRYPTO
BTC $69,002 ▲ +2.3% ETH $2,146 ▲ +4.22% XRP $1.3593 ▲ +2.38% SOL $84.4700 ▲ +1.56%
S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.35 ▼2.99 % ARI 4,736 ▲1.22 % S&P 500 6,529 ▲2.91 % DOW 46,342 ▲2.49 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 98.35 ▼2.99 % ARI 4,736 ▲1.22 %
EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064 EUR/USD 1.1538 EUR/GBP 0.8719 EUR/CHF 0.9225 EUR/ALL 96.1011 EUR/MKD 61.6960 EUR/RSD 117.4258 EUR/TRY 51.3857 EUR/JPY 183.38 EUR/CAD 1.6064
01 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

Eksportet dhe importet ulen 10% dhe 2 %, deficiti tregtar rritet 6,5 %

durresSipas Insitutit te Statistikave në muajin Prill 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 20 mld lekë, duke u ulur me 10,0 % në krahasim me Prill 2014 dhe 7,8 % në krahasim me Mars 2015. Në muajin Prill 2015 importet e mallrave arritën vlerën 43 mld lekë, duke u ulur me 2,0 % në krahasim me Prill 2014 dhe 2,2 % në krahasim me Mars 2015. Deficiti tregtar i këtij muaji është 23 mld lekë, duke u rritur me 6,5 % krahasuar me Prill 2014 dhe 3,3 % në krahasim me Mars 2015.

Shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 64,7 % të të gjithë tregtisë. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (36,0 %), Greqia (7,9 %), Turqia (6,6 %) dhe Kina (6,6 %). Në Prill 2015 eksportet drejt vendeve të BE-së janë ulur 25,3 %, krahasuar me një vit më parë, duke zënë 66,9 % të eksporteve gjithsej. Peshën më të madhe të eksporteve drejt vendeve të BE-së e zënë Italia me 67,9 %, Spanja me 6,3 % dhe Greqia me 5,6 % të eksporteve gjithsej. Vendet e BE-së me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me Mars 2014 janë: Austria, Mbretëria e Bashkuar dhe Gjermania. Ndërsa, vendet me të cilët ka pasur ulje të eksporteve janë: Spanja, Kroacia dhe Italia. Eksportet, drejt Kosovës dhe Kinës, në Prill 2015 krahasuar me një vit më parë, janë rritur duke zënë respektivisht 13,4 % dhe 4,0 % të eksporteve gjithsej, ndërsa eksportet drejt Turqisë janë ulur duke zënë 2,7 % të eksporteve gjithsej.

Në Prill 2015 importet nga vendet e BE-së janë rritur 3,7 %, krahasuar me Prill 2014, duke zënë 63,6 % të importeve gjithsej. Peshën më të madhe të importeve nga vendet e BE-së e zënë: Italia me 49,6 %, Greqia me 15,5 % dhe Gjermania me 9,5 %. Vendet e BE-së me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me Prill 2014 janë: Spanja dhe Italia. Ndërsa vendet me të cilët ka pasur ulje më të madhe janë: Greqia, Austria dhe Mbretëria e Bashkuar. Importet, në Prill 2015 krahasuar me një vit më parë, nga Turqia dhe Kina janë rritur duke zënë respektivisht 8,5 % dhe 7,8 % të importeve gjithsej, ndërsa importet nga Kosova janë ulur duke zënë 1,2 % të importeve gjithsej.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve:

Rënia vjetore në muajin Prill 2015 është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” kontribuan me +1,6 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” kontribuan me +1,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” kontribuan me +0,1 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” kontribuan me -8,5 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” kontribuan me -3,8 pikë përqindje.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve:

Rënia vjetore në muajin Prill 2015 është ndikuar kryesisht nga grupet: “Makineri, paisje dhe pjesë këmbimi” kontribuan me +1,9 pikë përqindje, “Tekstile dhe këpucë” kontribuan me +1,1 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” kontribuan me +0,5 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” kontribuan me -4,4 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” kontribuan me -1,3 pikë përqindje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.