Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,928 ▲ +0.99% ETH $2,245 ▲ +1.21% XRP $1.3445 ▲ +0.14% SOL $84.2300 ▲ +0.17%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Ekspozita

Ekspozita e artistëve shqiptarë në Torino

Kompleksi i Pallatit Mbretëror në Torino qe skenari i ekszpozitës së dy prej artistëve shqiptarë më të njohur në panoramën kombëtare dhe ndërkombëtare.

Helidon Xhixha dhe Alfred Mirashi, në art Milot, tërhoqën një publik elitar koleksionistësh e dashamirësish arti të ardhur nga vende te ndryshme për të admiruar veprat e atyre që tanimë konsiderohen dy maestro të artit bashkëkohor.

Përveç autoriteteve vendase, i pranishëm në këtë ekspozitë ishte edhe drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, zoti Melsi Labi.

“Është një kënaqësi shpirtërore të ndjekësh këta artistë të njohur dhe shprehës të vlerave kulturore shqiptare. Ndodhem këtu sepse Muzeu Historik Kombëtar duhet të mbështesë kulturën kudo që ajo paraqitet nga artistët shqiptarë”, u shpreh Labi.

Ekspozita, e organizuar nga Instituti Kombëtar i Artit Bashkëkohor, është një hap i mëtejshëm i dy artistëve që janë formuar në Akademinë e Brerës në Milano.

Veprat monumentale të Helidon Xhixhës tanimë zenë vend në koleksionet, muzetë dhe sheshet më të rëndësishme në vende të ndryshme të botës, nga Majemi në Zvicër, nga Rusia në Emiratet e Bashkuara.

Në Bianalen e fundit në Venezia instalacioni madhështor në Kanal Grande jo vetëm që mahniti publikun, por përcolli edhe një mesazh të fortë mbi mbrojtjen e mjedisit.

Ciklet në pikturë e skulpturë të Alfred Mirashit, i njohur në art me emrin Milot, kanë kapërcyer prej vitesh kufijtë e Italisë dhe janë ekspozuar nga Londra në Pekin, nga Berlini në Nju Jork.

Veprimtaria e tij artistike ka marrë një hov të mëtejshëm dhe një vlerësim akoma më të madh të kritikës e publikut ndërkombëtar me krijimin e serisë së skulpturave me në qendër çelësin, simbol i hapjes dhe i bashkjetesës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.