Kronika

Elbasan, arrestohet për trafik droge polici i burgut të Peqinit

burgu-300x225Policia  e Elbasanit ka vënë në pranga një efektiv të burgut të Peqinit dhe 5 persona të tjerë me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Efektivi i policisë Zenel Zhena si edhe Romeo Servica, Ardian Servica, Ferit Servica, Juxhen Kurani dhe Altin Bektashi janë arrestuar në flagrancë duke shpërndarë lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kanabis, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Arrestimi i këtyre shtetasve erdhi pas një hetimi disamujor nga ana e Seksionit Kundër Narkotikëve në Policinë e Elbasanit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button