🌤️
Tiranë 29°C · Kryesisht kthjellët 24 June 2026
S&P 500 7,378 ▲0.17%
DOW 51,984 ▲0.61%
NASDAQ 25,593 ▲0.02%
NAFTA 70.60 ▼3.57%
ARI 4,027 ▼2.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
₿ CRYPTO
BTC $59,471 ▼ -4.97% ETH $1,572 ▼ -5.34% XRP $1.0519 ▼ -4.53% SOL $65.5600 ▼ -4.99%
S&P 500 7,378 ▲0.17 % DOW 51,984 ▲0.61 % NASDAQ 25,593 ▲0.02 % NAFTA 70.60 ▼3.57 % ARI 4,027 ▼2.95 % S&P 500 7,378 ▲0.17 % DOW 51,984 ▲0.61 % NASDAQ 25,593 ▲0.02 % NAFTA 70.60 ▼3.57 % ARI 4,027 ▼2.95 %
EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169 EUR/USD 1.1390 EUR/GBP 0.8624 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.3760 EUR/MKD 61.6433 EUR/RSD 117.3696 EUR/TRY 52.9025 EUR/JPY 184.00 EUR/CAD 1.6169
24 Jun 2026
Breaking
Kronika

Elbasan, rritet kërkesa për ndihmë juridike falas, plot 285 raste në një vit

Përballë problemeve ligjore, vështirësive ekonomike dhe sfidave sociale, si edhe pamundësisë për të përballuar kostot e avokatëve, shumë qytetarë në

Përballë problemeve ligjore, vështirësive ekonomike dhe sfidave sociale, si edhe pamundësisë për të përballuar kostot e avokatëve, shumë qytetarë në Elbasan po gjejnë zgjidhje te shërbimi i ndihmës juridike falas.

Kjo zyrë po kthehet në një derë të rëndësishme për ata që kërkojnë drejtësi, por nuk kanë mundësi financiare. Gjatë 2025 kanë kerkuar ndihmë 285 qytetarë, 58 me shumë se një vit me parë.

“Nëse do të përmendim vitin 2025, pranë qendrës së shërbimit të ndihmës parësore në Elbasan, 285 qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike parësore dhe dytësore, si dhe gjatë periudhës janar–prill 2026 numri i tyre është 128, do të thotë që është një numër i kënaqshëm dhe qytetarët besojnë te shërbimet tona, sepse kanë gjetur zgjidhje për problematikat e tyre”, tha Arian Bala, Përgjegjës i Qendrës së Ndihmës Juridike në Elbasan.

Bala, bën me dije se ndihma juridike ofrohet për persona me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme, si edhe për shtresat vulnerabël.

“Ndihma juridike ofrohet për persona me të ardhura dhe pasuri të pamjaftueshme, si edhe shtresat vulnerabël. Shtresat vulnerabël e përfitojnë ndihmën juridike pavarësisht të ardhurave që ata kanë dhe janë viktimat e dhunës në familje, viktima të abuzuar seksualisht, të mitur viktima të ligjit, dhe të miturit në konflikt me ligjin. Persona që përfitojnë nga çështje sociale dhe persona me aftësi të kufizuar”, tha ai.

Në këtë realitet ku sfidat ligjore dhe ekonomike mbeten të pranishme, ndihma juridike falas po shërben si një urë e domosdoshme mes qytetarëve dhe drejtësisë, duke lehtësuar zgjidhjen e problemeve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.