☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 25 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 94.88 ▼1.01%
ARI 4,725 ▲0.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
₿ CRYPTO
BTC $77,617 ▼ -0.79% ETH $2,315 ▼ -0.96% XRP $1.4373 ▼ -0.06% SOL $86.4400 ▲ +0.35%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.88 ▼1.01 % ARI 4,725 ▲0.03 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.88 ▼1.01 % ARI 4,725 ▲0.03 %
EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998 EUR/USD 1.1691 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9186 EUR/ALL 95.4911 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3855 EUR/TRY 52.5424 EUR/JPY 186.64 EUR/CAD 1.5998
25 Apr 2026
Breaking
Kosova

Gjermania vendos: Trupat ushtarake mbeten në Kosovë, stabiliteti i rëndësishëm edhe për ne

Qeveria federale e Gjermanisë ka vendosur të vazhdojë praninë e forcave ushtarake gjermane në misionin e NATO-s në Kosovë.

Qeveria federale e Gjermanisë ka vendosur të vazhdojë praninë e forcave ushtarake gjermane në misionin e NATO-s në Kosovë.

Vendimi u mor nga Kabineti Federal më 22 prill 2026, duke ruajtur të pandryshuar numrin maksimal të trupave: deri në 400 ushtarë gjermanë mund të vazhdojnë të angazhohen në Kosovë.

Sipas autoriteteve gjermane, vazhdimi i këtij mandati synon që Bundeswehr-i të jetë në gjendje të reagojë shpejt dhe me fleksibilitet në rast të përkeqësimit të situatës së sigurisë.

Në njoftim theksohet se misioni i KFOR-it është i përqendruar në stabilizimin politik të Republikës së Kosovës dhe në mbështetjen ushtarake për ruajtjen e paqes.

Gjermania vlerëson se stabiliteti në Kosovë nuk është i rëndësishëm vetëm për rajonin, por edhe për vetë Gjermaninë, NATO-n, Bashkimin Evropian dhe Evropën në tërësi.

Qëllimi afatgjatë, sipas Berlinit, mbetet dorëzimi gradual i përgjegjësisë për sigurinë tek institucionet vendore të Kosovës.

Pse po zgjatet misioni?

Edhe pse situata e sigurisë në Kosovë është stabilizuar sërish që nga viti 2023, Gjermania vlerëson se ajo mund të përkeqësohet në çdo kohë. Në njoftim përmenden veprime të dhunshme të izoluara, gjatë të cilave Policia e Kosovës ka qenë cak i sulmeve me armë dhe ka pasur të lënduar.

Po ashtu, përmendet edhe sulmi me bombë në fund të nëntorit 2024 ndaj infrastrukturës kritike – kanali Ibër-Lepenc – që konsiderohet kyç për furnizimin me ujë dhe energji elektrike në nivel vendi.

Autoritetet gjermane thonë se Qeveria e Kosovës vazhdon veprimet kundër strukturave paralele dhe rrjeteve të krimit të organizuar në veri të vendit, ndërsa për shkak të potencialit të vazhdueshëm për eskalim, prania e KFOR-it shihet si e domosdoshme. KFOR-i cilësohet si “ankorë qendrore e stabilitetit” në rajon.

Kontributi i Gjermanisë në KFOR Kontributi gjerman përfshin personel në selinë e KFOR-it në Prishtinë dhe pjesëmarrje në forcat shumëkombëshe të zbulimit. Krahas angazhimit ushtarak, Berlini thotë se po punon edhe në sektorin civil për të promovuar stabilitet dhe paqe në Ballkan, në kuadër të qasjes së “sigurisë së integruar”.

Një ndër objektivat kryesore të qeverisë gjermane mbetet normalizimi i qëndrueshëm dhe ligjërisht i detyrueshëm i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian./Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.