Tiranë 15°C · Pjesërisht vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 94.13 ▼1.47%
ARI 4,999 ▼0.18%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,137 ▲ +0.15% ETH $2,328 ▲ +0.53% XRP $1.5229 ▲ +0.58% SOL $94.2000 ▼ -0.02%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.13 ▼1.47 % ARI 4,999 ▼0.18 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 94.13 ▼1.47 % ARI 4,999 ▼0.18 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Maqedonia

Elezi: Nuk mjaftojnë mjetet për planin aksionar të Strategjisë për zhvillim rajonal në Maqedoni

Decentralizimi në Republikën e Maqedonisë zbatohet një dekadë e gjysmë, ndërsa prioritet i komunave edhe më tej mbetet sigurimi i financave më të mëdha dhe më shumë mjete në nivel rajonal. Këto janë konkluzionet e konferencës së sivjetme “Rikrijim i decentralizimit: Promovimi i politikave koherente për zhvillim të qëndrueshëm lokal në Republikën e Maqedonisë”. Organizator është Ministria e Vetëqeverisjes Lokale në bashkëpunim me OSBE-në, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministrja e Vetëqeverisjes Lokale Shiret Elezi theksoi se politikat për zhvillim rajonal dhe lokal, vendi jonë i ndërton në bazë të qëllimeve globale të KB-së dhe përcaktimit për anëtarësim në BE. Elezi përkujtoi se në raportin e fundit të Komisionit Evropian, lidhur me politikën e zhvillimit të barabartë rajonal është vërejtur progres, njofton AIM.

“Vlerësohet se Plani aksionar i Strategjisë për zhvillim rajonal i Republikës së Maqedonisë për periudhën 2016-2019 parashikon shpërndarje më transparente dhe më të balancuar të mjeteve buxhetore në rajonet planore. Konstatohet se në buxhet për vitin 2016 dhe 2017 mjetet janë rritur dyfish por se ato ende nuk janë të mjaftueshme”, theksoi Elezi.

Me këtë konstatim, siç tha, në përgjithësi dakordohemi edhe pushteti qendror edhe ai lokal, si rezultat i të cilave në dy vitet e fundit vërehet trend i rritjes së dyfishtë të mjeteve për zhvillim të barabartë rajonal, me tendencë rritja të vazhdojë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.