Ekonomia
Emërohet drejtori i ri i Postës, pason në detyrë Majlind Lazimin
Vangjush Andoni ka marrë drejtimin e Postës Shqiptare, pak ditë pas shkarkimit të Majlind Lazimit. Andoni ka mbajtur postin e nëndrejtorit të këtij institucioni.
Ndërkohë, shkarkimi i Lazimit, shkaktoi jo pak debat pasi ai pretendon se është shkarkuar pa asnjë argument, duke akuzuar ministren Milva Ekonomi se ka shkelur ligjin. Madje, pak ditë më parë, Lazimi ka dorëzuar kallëzim penal për ministren e Ekonomisë, por kjo e fundit ka deklaruar se është brenda ligjit.