roze
Emma Stone: Më ndjek fantazma e gjyshit
Aktorja Emma Stone ka rrëfyer se shpirti i gjyshit të saj të ndjerë po e ndjek nëpër shtëpi.
Duke folur për ‘The Letterman Show’, 25-vjeçarja deklaroi se fantazma e gjyshit i lë nëpër dhomat e shtëpisë qindarka të ndryshme.
“Gjyshi im më lë qindarka nëpër dhoma. Është fantastike. Jam e sigurtë që është ai”, tha Stone.
Kur iu kërkua të jepte prova bindëse, aktorja tha: “Është një histori e gjatë, por po ju them që është gjyshi.”