EMRAT: PD zgjedh forumet e larta drejtuese – Nga Alibeaj, te Roland Bejko e Flutura Açka, personat që do të marrin pozicionet kyçe në parti
Ndërkohë janë zgjedhur katër nënkryetarë të PD. Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Orjola Pampuri dhe Roland Bejko. Njëri prej tyre do të mbajë dhe postin e kryetarit të grupit parlamentar të PD-së të cilin do ia delegojë Basha. Po ashtu këshilli votoi edhe për kryesinë e re, ku nga 30 emra u përzgjodhën 15.
“Kur zhurma e përplasjes bëhet më e fortë se zëri i arsyes, të gjithë humbasim”. Ishte ky mesazhi i Lulzim Bashës para Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, të cilit i kërkoi të formatojë forumet drejtuese, për t’i dhënë një hov të ri, alternativës që duhet të paraqesë opozita ndaj qeverisë. Për të ndërtuar të ardhmen duhet të rindertojmë partinë”, pohoi Basha, duke mbyllur një cikël të gjatë intrigash e përplasjesh, siç u shpreh ai.
Sekretar i Përgjithshëm: Enkelejd Alibeaj
Nënkryetarë: Flutura Açka, Kreshnik Çollaku, Orjola Pompuri, Roland Bejko
Kryetar i Këshillit Kombëtar: Xhemal Bushati
Kryetar i Bordit Financiar: Ilir Dervishi
Sekretar Ekzekutiv pë Organizimin: Taulant Zeneli
Sekretar Ekzekutiv për Burimet Njerëzore dhe Koordinimin Digjital: Endri Hasa
Sekretar Ekzekutiv për Çështjet Ligjore dhe Zgjedhore: Indrit Sefa
Sekretar për Programin: Arbër Agalliu
Sekretar për Sigurinë Kombëtare dhe Koordinimin Euro-Atlantik: Xhemal Gjunkshi
Sekretar për të Përndjekurit Politikë: Gjergj Hani
Sekretar për Reformën Zgjedhore: Rezart Kthupi
Sekretare për Gruan: Taulanda Jupi
Sekretar për Rininë: Blendi Sulaj
Sekretar për Marrëdhëniet me Publikun: Edvin Kulluri
Sekretar për Pushtetin Vendor dhe Decentralizimin: Alfrida Marku
Sekretar i Marrëdhënieve me Jashtë: Gentian Gaba
Zëdhënëse: Mirela Karabina
Anëtarë të zgjedhur: Agron Kapllanaj, Andia Ulliri, Anton Koka, Azgan Haklaj, Enriketa Papa, Eralda Tase, Fitim Zekthi, Gazmend Koduzi, Marinela Ziu, Mateo Spaho, Merita Bakiu, Myzafer Elezi, Oriela Nebiaj, Pëllumb Seferi, Selaudin Jakupllari.