Kronika

Endira Bushati, Apeli lë në fuqi shkarkimin nga kreu i AMA-s

Endira-Bushati-320x254Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) zyrtarisht është pa drejtues, kjo falë pezullimit të Endira Bushatit nga ky post, pasi ndodhej në shkelje të ligjit. Pak ditë më parë, Gjykata e Shkallës së Parë pranoi kërkesën e Prokurorisë për pezullimin e Endira Bushatit nga funksioni i kryetares në detyrë të Autoritetit të Medias Audiovizuale. Kërkesa erdhi për shkak se ndaj Bushatit ka nisur një procedim penal pasi ajo konsiderohej se duke qëndruar në këtë detyrë mund të ndikonte në vazhdimësinë e hetimeve. Kjo padi nuk u prit aspak mirë nga Bushati, e cila ka shkuar deri atje sa ka sulmuar gjyqtarin e çështjes për këtë vendim dhe e ankimoi atë në Gjykatën e Apelit. Pikërisht kjo gjykatë ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për pezullimin e Bushatit. Ky vendim i formës së prerë, përveç pasojave personale për Bushatin, e shndërron praktikisht AMA-n në një institucion në krizë. Nga ky moment e tutje, AMA është një institucion pa drejtues, pasi kryetarja është e pezulluar dhe nuk e ushtron më detyrën. Nënkryetari Sami Neza ka dhënë dorëheqjen nga ky funksion disa muaj më parë dhe prej dy vjetësh AMA vazhdon të ketë mangësi me katër vende vakante, nga shtatë anëtarë që duhet të ketë ky institucion për të ushtruar normalisht detyrën.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button