Energjia dhe Infrastruktura – Çfarë përmban plani i 100 ditëve të para
Ministri i Infrastrukturës dhe Energjetikës Damian Gjiknuri ka paraqitur në Asmablenë Kombëtare të Partisë Socialiste 5 shtyllat në kuadër të planit të 100 ditëve të para të punës. Brenda Këtyre katër viteve , Gjiknuri paralajmëroi se do të bëhen investime në energjitikë dhe në shumë akse rrugore.
- Siguria rrugore
Gjiknuri tha se siguria rrugore do të jetë prioriteti kryesor dhe në mbështetje të saj ka nisur edhe operacioni për heqjen e çdo strukturën apo tabele e cila rrezikon jetën e njerëzve. Sipas tij, investimet e tjera do të përfshijnë gjithashtu ndriçimin dhe sinjalistikën rrugore.
- Shërmbimet e transportit
Ministri Gjiknuri paralajmëroi se do të nisë një reformë e thellë ku do të përqëndrohe kryesisht në elementë të licencimit, linjave ndër urbane dhe ndërqytetëse.
- Infrastruktura rrugore
Duke theksuar problematikat infrastrukturore me të cilat qytetarët po përballen, Gjiknuri dha lajmin e mirë për tenderët që do të hapen për By pasin e Fierit dhe të Vlorës. Po ashtu, ai shtoi më tej se do të përfundojë lidhja e kontratës për fituesin e Rrugës së Arbrit, duke bërë të mundur realizimin e këtij projekti madhor. Përveç këtyre, Unaza e Teg-ut do të mund të lidhet me pjesën tjetër të unazës e cila ka përfunduar.
- Projektet prioritare për ndërtimin e rrugëve në 4 vitet e ardhshme
Për sa u përket akseve në të cilat do të investohet në këto 4 vite, Gjiknuri tha në fjalën e tij se prioritare do të jenë akset kryesore kombëtare : Thuman, Kashar, Rrogozhinë. Poashtu, do të bëhet një shkurtim i distancave që lidh Tiranën me Vlorën dhe jugun e Shqipërisë.
Lidhur me burimet financiare të cilat do të mund të përdoren për realizimin e këtyre projekteve, ai tha se do të fillimisht do të mbështetemi te buxheti që shteti ka në dispozicion dhe po ashtu te partneriteti publik dhe privat.
- Sektori elektroenergjitik
Prioritet në sektorin energjetik do të jetë siguria e furnizimit, e cila sipas Gjiknurit duhet parë në dy drejtime.
- Në drejtimin e diversifikimit ku do të bëhet i mundur modeli i Teci-t të Vlorës për të gjetur partnerë privatë.
- Diversiteti në fusha të tjera të energjitikës.
Gjithashtu, shtoi se do të bëhen investime në stacionin e Orikumit, Vlorës, në të gjtihë jugun. Për sa i përket unazës së Tiranës, do të lidhet kontrata në këto 100 ditë për të vazhduar me furnizim të energjisë, pavarësisht kushteve të vështira.