Erdogan: Ndajmë dhimbjen me komunitetin armen
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan konfirmoi sot se vendi i tij ndante dhimbjen me komunitetin armen, që sot përkujton 100-vjetorin e vrasjes së rreth 1,5 milionë armenëve, pas dëbimit në Anadoll gjatë viteve 1915-17.
Në një mesazh të lexuar gjatë një meshe përkujtimore në Patriarkanën Armene të Stambollit, Erdogan tha se “portat e zemrave tona janë të hapura për pasardhësit e armenëve të vrarë otomanë”.
Në ndërkohë, Turqia feston sot 100-vjetorin e Betejës së Dardaneleve.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.