☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.40 ▲3.17%
ARI 4,753 ▼0.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $71,286 ▼ -0.45% ETH $2,186 ▼ -2.74% XRP $1.3347 ▼ -3.15% SOL $82.2600 ▼ -2.71%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.40 ▲3.17 % ARI 4,753 ▼0.52 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.40 ▲3.17 % ARI 4,753 ▼0.52 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Bota

Erdogan: Traka e Selaniku janë zona turke

Kokëçarje të re për politikën e Jashtme greke sjell deklarata e fundit e presidentit turk Recep Tayyip Erdogan.

Në një fjalim për çështjen e Mosulit, Erdogan ka hedhur idenë e një referendumi popullor për zonat gjeografike, ku sipas tij jetojnë banorë turq, të cilat u janë dhënë shteteve të tjera pas traktateve të viteve 1918-1920.

Midis tyre përmend Trakën Perëndimore në Greqi, Qipron, ishujt e Egjeut, e madje edhe vet Selanikun.

“Turqia nuk është vetëm kjo e 79 milionë banorëve, por ka përgjegjësi edhe për qindra mijëra vëllezërit tanë në zonat gjeografike, me të cilat na mbajnë të lidhura hallkat politike dhe kulturore. Është detyrë e saj të interesohet për Sirinë, Irakun, Libinë, Krimenë, Karabakun, Bosnjen dhe zonat e tjera”, ka thënë ai, ndërsa ka shtuar se vendimet atyre viteve për zonat e Perandorisë Osmane ku kishte shumicë arabe duhej të ishin marrë në bazë të vullnetit të popullit.

Për rastin e Trakës Perëndimore, Erdogan ka theksuar se kriter është prirja në drejtimin e fesë dhe gjinisë, dhe se statusi ligjor i kësaj zone duhet të përcaktohet si rezultat i një referendumi të lirë popullor.

Deklaratat e presidentit turk janë transmetuar menjëherë në të gjitha mediat në Greqi, ndërsa edhe

Ministria e Jashtme greke ka reaguar me një deklaratë për shtyp, ku theksohet: Traka është greke, demokratike dhe europiane. Çfarëdolloj mendimi tjetër është i palogjikshëm dhe i rrezikshëm, pasi nxitja publike e çështjeve historike dhe sidomos atyre kufitare, që Traktati i Lozanës ka rregulluar në mënyrë përfundimtare dhe të pakthyeshme, duke formuar elementë të detyrueshëm për të gjithë, është sfiduese dhe minon stabilitetin rajonal.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.