☁️
Tiranë 11°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,417 ▼0.93%
DOW 45,542 ▼0.91%
NASDAQ 21,108 ▼1.4%
NAFTA 98.08 ▲3.81%
ARI 4,541 ▲2.99%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $66,188 ▼ -4.11% ETH $1,994 ▼ -3.57% XRP $1.3399 ▼ -1.42% SOL $83.3800 ▼ -4.67%
S&P 500 6,417 ▼0.93 % DOW 45,542 ▼0.91 % NASDAQ 21,108 ▼1.4 % NAFTA 98.08 ▲3.81 % ARI 4,541 ▲2.99 % S&P 500 6,417 ▼0.93 % DOW 45,542 ▼0.91 % NASDAQ 21,108 ▼1.4 % NAFTA 98.08 ▲3.81 % ARI 4,541 ▲2.99 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Erlisi nga Krutja, investime bashkëkohore në serra falë mbështetjes nga programi IPARD

Mbështetja nga IPARD i dha mundësi Erlisit nga Krutja e Lushnjës të kryejë investime bashkëkohore në serrat e tij, ku kultivon perime. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca solli sot shembullin e fermerit Erlis Allkanjari, i cili prej 15 vitesh merret me kultivimin e perimeve në serra.

“Erlisi ka ndërtuar një serrë moderne me sipërfaqe 8.8 dynymë, ku mbjell perime të ndryshme të sezonit, me cilësi të lartë dhe të sigurta për konsumatorin, të garantuar nga investimet bashkëkohore në serrë përmes mbështetjes nga programi IPARD”, u shpreh Krifca në rrjetet sociale.

Erlisi është përfitues nga programi IPARD II për masën ndërtim serre, sistem vaditës. Ai tregoi se investimet e kanë modernizuar serrën e tij, me hapje nga lart dhe prodhimin e domateve aktualisht e ka nxjerrë në tregun vendas, në Tiranë.

Ai tregon se cilësia e domates ka qenë shumë e mirë. Erlisi thotë se për zonën e Myzeqesë bujqësia është e ardhmja, pasi edhe fitimi është i lartë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.