Euro 2024/Trajneri Sylvinho: Dy fitore radhazi, jemi në garë për kualifikimin
Trajneri i kombëtares shqiptare, Sylvinho, u shpreh pas sfidës me Ishujt Faroe i kënaqur me lojtarët e tij. Fusha në Troshvan është e vështirë për çdo skuadër sipas tij.
“Është shumë e vështirë të luash këtu. Nuk kanë nevojë të bëjnë shumë zotërim topi. Me një top të gjatë mund të hapë probleme dhe të sjellë situata të paparashikuara”, tha ai.
Me rezultatin e sotëm, Sylvinho shikon se Shqipëria është plotësisht në garë për kualifikimin në Euro 2024.
“Shanset janë njësoj siç ishin më parë. E rëndësishme ishte të fitonim të dyja ndeshjet. Ka ndodhur para dy vitesh para pandemisë kur Shqipëria fitonte dy ndeshje radhazi. E kam thënë që herën e parë që është një grup shumë i vështirë, shumë i ekuilibruar. Jemi të kënaqur për rezultatet, për dy fitore në këto dy ndeshje dhe jemi plotësisht në garë për kualifikimin”, tha Sylvinho.
Sa i përket rasteve të humbura nga kuqezinjtë këtë të martë, Sylvinho shtoi: Duhet të shohim anën pozitive të gjithë kësaj ndeshje, kemi fituar me rezultatin 3-1. Ndoshta ka qenë 2021 hera e fundit që Shqipëria fitonte dy ose më shumë ndeshje radhazi. Djemtë kanë bërë shumë mirë, kanë treguar një shpirt të lartë gare, unitet. 24 lojtarët këtu mund të them që kanë bërë një punë shumë të mirë këto ditë.
Për trajnerin të dy golat, si ai i Asllanit dhe Muçit ishin të bukur. Mbi të gjitha ai vlerësoi punën e të gjithë skuadrës.
Po ashtu, Sylvinho zbuloi se nuk do të ikë menjëherë me pushime, por do të rikthehet në Tiranë për të analizuar dy ndeshjet e fundit.