☁️
Tiranë 11°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,716 ▲0.25%
DOW 46,993 ▲0.1%
NASDAQ 22,480 ▲0.47%
NAFTA 92.40 ▼3.28%
ARI 5,015 ▲0.14%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $74,036 ▼ -0.03% ETH $2,327 ▲ +0.5% XRP $1.5261 ▲ +0.69% SOL $94.3600 ▲ +0.46%
S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.40 ▼3.28 % ARI 5,015 ▲0.14 % S&P 500 6,716 ▲0.25 % DOW 46,993 ▲0.1 % NASDAQ 22,480 ▲0.47 % NAFTA 92.40 ▼3.28 % ARI 5,015 ▲0.14 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Kosova

Europarlamentari francez: Kosova–çerdhe e krimit, njohja e saj gabim historik

Anëtari i Frontit Nacional (Front National) të Francës në Parlamentin Evropian, Aymeric Chauprade konsideron se Parisi ka bërë “gabim historik” me atë që e ka njohur Kosovën, kurse NATO me luftën kundër Serbisë e ka legjitimuar separatizmin e shqiptarëve dhe Bashkimi Evropian vetëm e ka ndjekur politikën amerikane.

europarlamentari-francez-kosova-ndash-ccedil-erdhe-e-krimit-njohja-e-saj-gabim-historik_hd“Kosova kurrë s’mund të hyjë në BE”, për shkak se “është çerdhe e krimit dhe mban përgjegjësi për spastrimin etnik të serbëve dhe popullatës tjetër joshqiptare”, ka thënë Chauprade në një intervistë për numrin e sotëm të “Novosti” të Beogradit.

Funksionari i partisë së djathtë franceze ka folur para do kohe në Këshillin për Punë të jashtme të PE për, siç shkruan gazeta, “vuajtjet e serbëve në Kosovë”.

“E tëra është për fat të keq, vazhdim i asaj që ndodhte më 1999, nga koha e luftës jolegale të NATO-s kundër Serbisë, qëllim i së cilës ishte që të konfirmohet separatizmi i shqiptarëve në Kosovë, të cilët për arsye demografike u bënë shumicë në këtë territor. Kurse BE e ndoqi politikën amerikane”, ka thënë Chauprade, transmeton KP.

Francezi propozon edhe modelin se si, sipas tij, duhet të jetë statusi i Kosovës në të ardhmen dhe ky është sipas shembullit të “autonomisë së fuqishme të Saharës Perëndimore në Marok”.

Sidoqoftë, ka thënë europarlamentari, Kosova me specifikat e veta duhet të mbetet krahinë e Serbisë.

“Logjika e pavarësisë shpie në udhë pa krye. Aq më shumë që shqiptarët e Kosovës kanë ekonomi mafioze të cilën, kryesisht, e mbajnë me kontrabandë, për çka kisha mundësi të bindem gjatë vizitës sime para disa viteve. Ndërsa kjo paraqet rrezik të madh, si për popullatën lokale, ashtu edhe për BE-në, po qe se dëshiron ta integrojë këtë rajon”, ka thënë Chauprade për gazetën serbe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.