Tiranë 16°C · Pjesërisht vranët 26 March 2026
S&P 500 6,553 ▼0.6%
DOW 46,402 ▼0.06%
NASDAQ 21,726 ▼0.93%
NAFTA 93.46 ▲3.48%
ARI 4,461 ▼2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $69,475 ▼ -2.62% ETH $2,078 ▼ -4.59% XRP $1.3717 ▼ -3.29% SOL $87.6900 ▼ -4.89%
S&P 500 6,553 ▼0.6 % DOW 46,402 ▼0.06 % NASDAQ 21,726 ▼0.93 % NAFTA 93.46 ▲3.48 % ARI 4,461 ▼2 % S&P 500 6,553 ▼0.6 % DOW 46,402 ▼0.06 % NASDAQ 21,726 ▼0.93 % NAFTA 93.46 ▲3.48 % ARI 4,461 ▼2 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Europol: Kapen 1.5 ton heroinë në portin e Konstancës, disa të arrestuar

Agjencitë e zbatimit të ligjit nga Austria, Belgjika, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Hungaria, Holanda, Sllovakia dhe Sllovenia morën pjesë në operacionin, në të cilin 1.5 ton heroinë u kap në portin rumun të Konstancës.

Në operacionin e kryer më 19, 20 dhe 25 maj, u kontrolluan 12 vendndodhje në Belgjikë, Hungari, Holandë dhe Rumani, u arrestuan 10 të dyshuar – shtatë në Belgjikë, dy në Holandë dhe një në Rumani dhe 1.452 kilogramë heroinë u sekuestruan në vlerë 45 milionë euro.

Autoritetet rumune gjetën dhe sekuestruan heroinë të fshehur në dy kontejnerë të ngarkuar me pllaka mermeri.

Dërgesa arriti në portin rumun të Konstancës nga Lindja e Mesme. Autoritetet belge arrestuan një të dyshuar tjetër më 25 maj.

Operacioni është rezultat i një hetimi një vjeçar kundër një rrjeti kriminal të profilit të lartë të përfshirë në kontrabandën e drogës.

Aksioni i përbashkët operativ në të gjithë BE-në, në të cilin 90 oficerë policie morën pjesë vetëm në Rumani, u bë i mundur nga koordinimi i shpejtë i gjyqësorit dhe koordinimi i strukturave te tjera ligjzbatuese.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.