Ekonomia

Falja e gjobave, del udhëzimi se cilët përfitojnë

Ministrat Cani dhe Ahmetaj shpallin kriteret dhe procedurat për tatimorët

Policia TatimoreMinistrat Cani dhe Ahmetaj kanë firmosur një udhëzim për procedurat e faljes së gjobave të vendosura nga Tatimet në periudhën 1 mars deri më 31 gusht 2013. Ndërkaq, në Fletoren Zyrtare, publikohen edhe tipet e formularëve që do të përdoren. Udhëzimi përcakton që drejtoritë rajonale tatimore dhe zyrat tatimore të qeverisjes vendore, brenda 15 ditëve nga hyrja në fuqi e këtij udhëzimi, evidentojnë në një listë tatimpaguesit që përfitojnë nga falja sipas këtij ligji. Objekt i faljes janё gjobat që janë evidentuar ose kontabilizuar në regjistrat tatimorё (sistemi informatik ose kontabilitet) nga data 1 mars 2013 deri më datë 31 gusht 2013, nga:

a) Administrata tatimore qendrore, për gjobat e zbatuara nga drejtoritë rajonale tatimore dhe strukturat përkatëse tatimore në varësi të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve;

b) Administrata tatimore vendore, në njësitë e qeverisjes vendore (bashki e komuna) për gjobat e zbatuara nga drejtoritë/zyrat përkatëse të taksave vendore. Gjobat që falen janë gjobat që janë vendosur si pjesë e detyrimit tatimor, ku përfshihen si të tilla gjobat e vlerësuara për shkelje të dispozitave të legjislacionit tatimor.

Falen gjobat e vlerësuara që lidhen me një tatim të vlerësuar, tё cilat vendosen si pasojë dhe pjesë e tatimit apo kontributit; Falen gjobat e vlerësuara, tё cilat vendosen pavarësisht nëse ka detyrim tatimor (tatim/kontribut) të vlerësuar ose jo;

Falen, gjithashtu:

a) gjobat për punonjës të padeklaruar apo të deklaruar me vonesë;

b) gjobat për mosinstalim të pajisjes fiskale;

c) gjobat për moslëshim të kuponit tatimor ose moslëshim të biletave.

4. Sipas pikёs 3 tё këtij udhёzimi, falen:

a) gjobat e vlerësuara që janë paguar ose kompensuar;

b) gjobat e vlerësuara që nuk janë paguar;

c) gjobat e vlerësuara që janë apeluar apo janë në proces apelimi, pavarësisht nga faza e apelimit në të cilën ndodhen (ankim administrativ apo gjyqësor) dhe pavarësisht nga vendimi i apelimit, nëse ka ndonjë vendim të tillë të dhënë, qoftë edhe i formës së prerë. Është kusht që gjobat që përfitojnë nga falja të jenë të evidentuara ose të kontabilizuara në regjistrat tatimorë nga data 1 mars 2013 deri më datën 31 gusht 2013.

a) Këto gjoba konsiderohen të evidentuara nga data 1 mars 2013 deri më 31 gusht 2013, nëse data e nxjerrjes së njoftim-vlerësimit është nga data 1 mars 2013 deri më datë 31 gusht 2013.

b) Data e kontabilizimit i referohet datës së regjistrimit të gjobave në kontabilitetin e drejtorisë rajonale tatimore përkatëse apo organit të ngjashëm të taksave vendore, jashtë sistemit informatik tatimor përkatës. Si datë e evidentimit të gjobës konsiderohet data e nxjerrjes së njoftim vlerësimit tatimor.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button