🌤️
Tiranë 17°C · Kryesisht kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $72,865 ▲ +0.32% ETH $2,247 ▲ +0.54% XRP $1.3483 ▼ -0.21% SOL $84.6200 ▲ +0.15%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kronika

Familja e pastrehë, fshati bashkohet dhe i ndërton shtëpinë

Lulzim Dosku nga fshati Dorëz i Librazhdit, së bashku me bashkëshorten dhe tre fëmijët e mitur jetojnë në kushte ekstreme varfërie.

Banesa e tyre ka nisur të shembet disa vite më parë, ndërkohë që dëbora dhe ngricat e kanë bërë të pamundur jetesën në të.

“Shtëpia ka 2-3 vjet që është shembur dhe kur bie shi, uji futet brenda. Këto ditë jemi ngrohur me dru e ç’kemi mundur”, thotë gruaja e shtëpisë, raporton Tch.

Deputeti Taulant Balla dhe kryetari i Bashkisë së Librazhdit kanë shkuar në Dorëz për të strehuar përkohësisht këtë familje në një shtëpi me qera, ndërkohë që janë angazhuar të ndërtojnë shtëpinë e shkatërruar.

“Shumë shpejt do të fillojmë ndërtimin e një shtëpie. Këtu nuk mund të bëhet fjalë për rikonstruksion, sepse në këto kushte është e paimagjinueshme që të jetohet”, tha Balla.

I gjithë fshati Dorëz është angazhuar të punojë vullnetarisht për ndërtimin e banesës së kësaj familje ndërkohë që materialet ndërtuese do të sigurohen nga kompani private.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.