Ekonomia

Familjet e përmbytura në vështirës; Leli: Bashkia, në ditët më të këqija

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli ka qënë sot paradite në konviktin e Shkollës Industriale, ku prej disa ditësh disa familje janë strehuar nga përmbytjet e disa ditëve më parë.

Bashkia e Vlorës është në ditën me të keqe të saj dhe fondet për emergjencat civile janë vetëm 10 milionë lekë të vjetra, është shprehur Leli pasi ka takuar këta familjarë në nevojë.

Në këtë konvikt janë strehuar 13 familje të cilat ishin më në rrezik dhe gati rrezikonin jetën nga vërshimi i ujërave natën e përmbytjeve.

Kryebashkiaku tha se, “jemi duke biseduar edhe me këshillin e qarkut për të akorduar një fond, në mënyrë që të ndihmojmë disi apo dëmshpërblejmë familjet e dëmtuara”.

Ndërkohë, i pyetur se çfarë masash do të merrën, ai është përgjigjur se kjo situatë e rëndë e motit vuri në dukje defektet dhe neglizhencën e administratave të shkuara të Bashkisë së Vlorës, që sipas tij kanë abuzuar me qytetin.

Megjithatë, Leli ka theksuar se shumë shpejt Vlora do t’i kthehet normaliteteit dhe u ka bërë thirrje të gjitha bizneseve që kanë mundësi të vënë dorën në zemër për këto familje në nevojë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button