Ekonomia

FAO: Shqipëria në listën e 115 prodhuesve më të mëdhenj të mjaltit natyror në botë

Prodhimi i mjaltit është një pjesë e madhe e bujqësisë në shumë vende të botës. Klima e çdo zone, bimët dhe praktikat e bletarisë ndikojnë në shijen dhe strukturën e mjaltit në mënyra të ndryshme.

Sipas një raporti të publikuar së fundi nga FAO, Shqipëria është në listën e 115 prodhuesve më të mëdhenj të mjaltit natyror në botë. Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural e klasifikon majtin si një nga produktet e ekselencës të bujqësisë shqiptare.

Me nismën e ministres Frida Krifca dhe në bashkëpunim me Shoqatën e Bletarëve, u hartua ligji i ri për bletarinë, i cili u miratua thuajse në unanimitet të plotë nga deputetët e pozitës dhe opozitës, që e cilësuan këtë ligj, një mekanizëm ligjor që shkon përtej mbarështimit të bletarisë. Ky projektligj formalizon dhe rregullon të gjithë prodhimin, transportin, paketimin dhe përpunimin e produkteve të bletarisë, duke i dhënë vlerë produktit të bletarisë, produktit të mjaltit dhe synuar më tej rritjen e prodhimit në vend dhe të eksporteve.

Në mbështetje të këtij sektori, MBZHR ka punuar fort edhe për logon e produktit të certifikuara si Specialitet Tradicional i Garantuar.

Mjalti i Bedunicës, Përmet është certifikuar për treguesit gjeografikë, emërtimin e origjinës dhe specialitetin tradicional të garantuar, duke e bërë këtë logo mjaft të kërkuar nga konsumatori vendas dhe tregjet e huaja.

Procesi i prodhimit të mjaltit është interesant dhe i ndërlikuar, duke ndryshuar nga vendi në vend. Kjo e bën çdo lloj mjalti unik dhe të veçantë.

Në industrinë e mjaltit, mjalti dhe produkte të tjera të bletëve, si dylli i bletës, propolisi dhe pelte mbretërore, prodhohen dhe shiten. Biznesi është rritur vitet e fundit sepse njerëzit duan më shumë ëmbëltues natyralë dhe mjalti është i mirë për shëndetin tuaj.

Në Shqipëri bletaria është një sektor që ka shënuar rritje të qëndrueshme dhe vitin e kaluar prodhimi i mjaltit arriti në 5 200 tonë. Teksa qeveria vijon të financojë drejtpërdrejtë bletarët, përmes Skemës Kombëtare, duke e çuar fondin total të mbështetjes ndaj 3 mijë bletarëve, në rreth 310 milionë lekë në vitin 2022. Ndërkohë që, këtë vit, masa e mbështetjes do të zgjerohet duke përfshirë në financim të gjithë bletarët aplikantë, në Skemën Kombëtare 2023.

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button