☁️
Tiranë 10°C · Vranët 20 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 97.53 ▲2.07%
ARI 4,504 ▼2.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
₿ CRYPTO
BTC $70,198 ▼ -0.15% ETH $2,134 ▼ -0.46% XRP $1.4354 ▼ -0.69% SOL $89.1700 ▲ +0.25%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 97.53 ▲2.07 % ARI 4,504 ▼2.2 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 97.53 ▲2.07 % ARI 4,504 ▼2.2 %
EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849 EUR/USD 1.1542 EUR/GBP 0.8630 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 96.0665 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4641 EUR/TRY 51.1519 EUR/JPY 182.71 EUR/CAD 1.5849
20 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

“Fasoni” i peshkut, rrit 62 për qind eksportin jashtë vendit

Eksportet e peshkut dhe të molusqeve kanë parë një rritje të fortë vitin e fundit, duke arritur në 2.7 miliardë lekë më 2015 ose 62 për qind me shume në krahasim me një vit më parë.

Ekspertët nga Ministria e Bujqësisë kanë shpjeguar se rritja është nxitur nga zgjerimi i industrisë përpunuese të peshkut dhe stimulimi që i ka dhënë sektorit heqja e akcizës së naftës. Sasi te mëdha te peshkut importohen në Shqipëri dhe më pas rieksportohen për tregjet e BE sidomos drejt italisë. importet e peshkut ishin 4,9 miliardë lekë gjatë 2015, vlerë kjo 44 % më shumë se eksportet.

Rritja e eksporteve ka vijuar edhe më 2016. Në dy muajt e parë janë eksportuar 570 milionë lekë peshk dhe prodhime të tjera të detit. Nëse eksportet vijojnë më këto ritme edhe muajt e tjerë të vitit, atëherë gjasat janë që ato të sjellin vlera monetare në rritje për ekonominë vendase. Rreth 70 për qind e sasisë eksportohet në itali.

Si një vend bregdetar Shqipëria ka ende kapacitete të pashfrytëzuara në sektorin e peshkimit. industria si edhe sektorë të tjerë të bujqësisë po vuan zhvillimin e dobët të mekanizimit.

Flota shqiptare e peshkimit është e përqendruar në disa peshkarexha të vogla të cilat operojnë me kosto të larta pa mundur ta bëjnë industrinë e gjuetisë së peshkut konkurruese me vendet e tjera mesdhetare.

Shoqata e Peshkatarëve i ka kërkuar Ministrisë së Bujqësisë uljen e barrës fiskale dhe ndërtimin e kantiereve për riparimin e anijeve të peshkimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.