🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 94.79 ▲0.69%
ARI 4,184 ▲0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
₿ CRYPTO
BTC $83,444 ▲ +1% ETH $2,510 ▲ +0.69% XRP $1.3677 ▲ +0.94% SOL $106.9300 ▼ -0.37%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.79 ▲0.69 % ARI 4,184 ▲0.17 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 94.79 ▲0.69 % ARI 4,184 ▲0.17 %
EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944 EUR/USD 1.1171 EUR/GBP 0.8451 EUR/CHF 0.9313 EUR/ALL 91.6693 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3987 EUR/TRY 55.1128 EUR/JPY 177.09 EUR/CAD 1.5944
14 Tet 2026
Breaking
Sporti

Faza Para-Eliminatore e Volleyball European League 2026/ Shqipëria e nis me fitore

Shqipëria në volejboll për femra i ka nisur me këmbën e mbarë ndeshjet në raundin paraeliminator të Europa Ligë për vitin 2026. Pikërisht në Odense 2026, vajzat kuqezi, të cilat drejtohet nga italiani Nikola Korneli, kanë mundur me përmbysje Luksemburgun, 3-1. Me në krye Erblira Bicin, e cila ishte shënuesja më e mirë e ndeshjes me 33 pikë, Shqipëria ia del ta kthejë rezultatin në favorin e vet pas setit të parë të humbur, 25-21.

Në setin e dytë, edhe duke kryesuar vazhdimisht 8-6, 16-11, 21-14, arrijnë të fitojnë 25-17. Madje në të njëjtat shifra janë dhe në setin e tretë, që e kanë fituar 25-15. Kurse diferencat janë të mëdha në setin e katërt, me Luksemburgun tashmë të dorëzuar, teksa Shqipëria fiton 25-14 dhe në harkun kohor të 1 orë e 44 minuta përfundon gjithçka në shifrat 3-1.

Përveç Erblira Bicit, që duket se e ka marrë përsipër në çdo drejtim kombëtaren e vajzave, janë dalluar edhe Paola Gjata me 12 pikë, Sara Malaj me 14 pikë dhe Irsa Metanj me 8 pikë. Dhe i gjithë suksesi i vajzave kuqezi ka ardhur nën organizimin e Suvarias, kurse tek Luksemburgu lojtarja më e mirë ishte Van Eslande me 16 pikë. Ndeshja e radhës për Shqipërinë do të jetë të shtunën në ora 18:00 me Danimarkën, kurse i gjitë turneu mbyllet të dielën me Lituaninë në ora 15:00.

E nëse kualifikohen do të vazhdojnë në fazën e raundeve në Europa Ligë me shpresën që një nga stacionet të zhvillohet në fund të qershorit në Tiranë. E ky rikthim pas shtatë vitesh me fitore është një shenjë e mirë për vajzat kuqezi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.