☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 29 May 2026
S&P 500 7,580 ▲0.22%
DOW 51,032 ▲0.72%
NASDAQ 26,973 ▲0.2%
NAFTA 87.87 ▼1.16%
ARI 4,573 ▲0.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074
₿ CRYPTO
BTC $73,710 ▲ +0.03% ETH $2,020 ▲ +0.09% XRP $1.3230 ▼ -0.12% SOL $82.2300 ▼ -0.32%
S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.87 ▼1.16 % ARI 4,573 ▲0.89 % S&P 500 7,580 ▲0.22 % DOW 51,032 ▲0.72 % NASDAQ 26,973 ▲0.2 % NAFTA 87.87 ▼1.16 % ARI 4,573 ▲0.89 %
EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074 EUR/USD 1.1643 EUR/GBP 0.8667 EUR/CHF 0.9143 EUR/ALL 95.4658 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4040 EUR/TRY 53.4504 EUR/JPY 185.49 EUR/CAD 1.6074
29 May 2026
Breaking
Bota

Kolonel Toçi: Irani po negocion nga pozita force, marrëveshja me SHBA–në mbetet e vështirë

I ftuar në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Balkan Talks” në Euronews, kolonel Çlirim Toçi ka analizuar zhvillimet më të fundit mbi negociatat mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Ai u ndal te kompleksiteti i procesit diplomatik, duke theksuar se arritja e një marrëveshjeje mbetet një sfidë e madhe për shkak të pozicioneve të palëve.

Sipas Toçit, Irani nuk ndodhet në një pozicion inferioriteti, por përkundrazi po vepron nga një pozicion force ndërsa nënvizoi se Teherani po përdor instrumente të ndryshme presioni, përfshirë kontrollin mbi ngushticën e Hormuzit, ndikimin në rajonin e Gjirit Persik dhe zhvillimet rreth çështjes bërthamore, për të rritur peshën e tij negociuese.

Koloneli theksoi gjithashtu se, edhe pse ekzistojnë elementë që mund të çojnë drejt një marrëveshjeje, ajo mbetet shumë e vështirë për t’u arritur. Ai shtoi se aktualisht nuk bëhet fjalë për një luftë të hapur mes dy vendeve, por për një situatë tensioni të kontrolluar, ku përfshihen komponentë detarë dhe ajrorë në rajonin e Gjirit Persik.

“A do të arrihet një marrëveshje? U tha edhe në studio që është shumë e vështirë. Kjo marrëveshje është shumë e vështirë për t’u arritur dhe po të dëgjosh deklaratën e ministrit të Jashtëm të Iranit, ai nuk flet për marrëveshje dhe nuk heq dorë. Irani nuk luan nga pozicioni i inferioritetit. Këtë duhet ta kemi të qartë. Irani është në një pozicion shumë të fuqishëm dhe në këtë moment po luan fort, po luan me ngushticën e Hormuzit, po luan me armët bërthamore, po luan me presionin që shton tek vendet e tjera të Gjirit, që të heqin dorë ose të fillojnë të kërkojnë aleanca të tjera e kështu me radhë. Pra, nëse do të arrihet një marrëveshje, do të ishte një gur shumë i rëndësishëm, por siç u tha edhe më përpara, kjo është shumë e vështirë për t’u arritur. Ju folët për një armëpushim 60-ditor. Iranianët kurrë nuk e kanë pranuar që ka pasur ndonjëherë armëpushim mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Shpresoj që të ketë një armëpushim, por a ka dritë në fund të tunelit? Ka, por a do të arrihet një zgjidhje? Është e vështirë. Ne nuk jemi në një periudhë lufte, pra nuk kemi dy vende që konkretisht po luftojnë me njëra-tjetrën. Po ta shikosh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Gjirin Persik janë të përfshira dy komponentë, nëse flasim në gjuhën ushtarake: komponenti ajror dhe komponenti detar. Pra, nuk kemi atë që është folur shumë, një përfshirje të forcave tokësore amerikane në terren. Dhe këtu kemi disa elementë që do të vazhdojnë. Do të ketë elementë sporadikë ku palët do të provokojnë njëra-tjetrën, për të rritur presionin, dhe kjo është e arsyeshme. Irani do ta përdorë gjithmonë këtë strategji për të rritur presionin ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Irani e ka të qartë që balanca e fuqisë mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit është e pamundur të krahasohet. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dominojnë në të gjitha drejtimet, por Irani do të përdorë provokime në ngushticën e Hormuzit dhe në Gjirin Persik, do të përdorë vendosjen e minave detare. Ka të dhëna që këto mina detare janë shkatërruar në një masë prej 96% nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por thjesht koncepti që ky rajon është i minuar ka një ndikim të madh dhe ky ndikim është i menjëhershëm. Dhe këtë Irani e përdor”, tha ai.

Në analizën e tij, Toçi paralajmëroi se në mungesë të një marrëveshjeje mund të vijojnë provokimet sporadike, sulmet kibernetike dhe përhapja e informacionit të rremë, të cilat sipas tij përdoren si mjete presioni. Ai shtoi se Irani synon të ndikojë opinionin publik në vendet e rajonit, duke krijuar pasiguri dhe konfuzion, ndërsa theksoi se kjo “lojë presioni” pritet të vijojë edhe në të ardhmen.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.