FED Invest, “banka” ku fermerët gjejnë mbështetje financiare për biznesin rural
I ka kaluar vitet e shumtë dhe vazhdon po në shtrirje të mëtejshme FED invest, i cilësuar në financimin e fermerëve të zonave po edhe më gjerë. Që nga viti 2002 e deri tani plotësimin e këtij Institucioni e gjen edhe në rrethin e Kavajës. Gjerësinë e tij e njeh në fshatrat Lekaj, Gose, Helmas dhe Darҫi.
Në bashkëpunimin e deritanishëm me Institucionin mikrofinanciar FED invest, gjen mirësinë nga Madrid Petja. Ai është kryetar dege në FED invest të Kavajës emërtuar me arritjen e cilësisë së tij, ku gjatë gjithë kohës së antarësisë ka gjetur shërbimin më tëshpejtë kredimarës. Zotit Petja që nga 2010-a i takojnë të lartëpërmendurat. Rëfimi i tij në gjerësinë e punimeve cilësohen dhe në realizimin e disa investimeve sifrutikulturë, pesticide, plehra kimik dhe kreditë i ka marrë edhe për investime në bujqësi, pajisje, traktorë, etj.
Për më tej cilësohet dhe fakti ku sipas tij: “Mundësia për marrjen e kredive arrin deri në shumën 7 miljonë lekë të reja. Por fermerët duke parë mundësitë që kanë, nuk arrijnë të marrin në vlera kaq të larta, por marrin aq sa mund të qëndrojnë korrekt për t’i shlyer”, shpreh kryetari Petja. Më tej afatet e shlyerjes janë nga një vit deri në dhjetë vjet, e përcaktuar në bazë të vlerës dhe kapaciteteve të shlyerjes.
Sipas tij ndryshimet e reformës territoriale do të ndikojnë në zgjerimin e anëtaresisë në FED invest zgjerimin e shërbimeve mikrofinanciare dhe më shumë të ardhura në prodhim dhe ekonominë fermere.
Ashtu si edhe të shumtë edhe Shkëlzen Cikaleshi e gjen në pronësin e tij. Jeton e punon në fashtin Çetë, pak kilomentra larg qëndrës së qytetit të Kavajës. Tokën e punon shumë, po dhe nga të tjerat veten se largon. Shkëlzeni me ëmbëlsi bashkëbisedon me të thënat e tij se falë mbështetjes me kredi nga FED invest ka arritur të shtojë në 3 numrin e lopëve në fermën e tij. Jo vetëm kaq se po sipas tij, ai synon të zgjerojë këtë aktivitet më shumë në të ardhmen.
Kur u kthye nga emigracioni Cikaleshi vendosi t’i kushtohej punës në tokën e tij dhe te sigurojë të ardhura për familjen e tij. Atëherë ishte koha kur merej kryesisht me shitjen dhe tregëtimin e qumështit. Fillimisht rëfen se kisha vetëm një lopë. Por, një nga qëllimet e tij ishte te marrja e kredisë, për rritjen e numrit të krerëve të bagëtive, pasi Cikaleshi ka rëfyer se merrej me tregëtinë e qumështit. Fakti i tanishëm është se kredia që ka marrë është në vlerën 300 mijë lekë të reja, për një afat prej tri vitesh.
“Kreditë që kam marrë janë aq sa mund të kem mundësi t’i shlyej dhe jam një klient i regullut që do të vijojë të forcojë aktivitetin tim me mbështetjen e FED invest”, thotë Cikaleshi.
Njihet e jetohet zona e Helmasit,është ajo fushore e kodrinore që kufizon në 60% të saj qytetin e Kavajës. Helmasi ka zhvilim të konsiderueshëm bujqësor dhe blegtoral ku interesi për të marr kredi është i konsiderueshëm, ndaj dhe mbështetja e plotëështë gjetur tek Fed invest. Zona e këtushme ka rreth 300 anëtarë të FED invest që janë kreditor dhe depozitues. Këta fermerë kanë vendosur dhe depozita, ku një shtysë ishte dhe përfshirja e FED invest në skemën e ASD-së (Agjencia e Sigurimit të Depozitave).
Fakt shprehet se FED invest është një partner i besueshëm financiar, ku kreditë merren në një kohë të shkurtër dhe me interesa të ulëta, saktëson Jetgjatë Camemaj, kryetar i degës në Fed invest për zonën e Helmasit. Duke u ndalur në disa tregues ai saktëson se nga viti në vit anëtarësia e banorëve të zonës në FED invest është rritur në nivele të kënaqëshme.
“Çdo muaj kemi një rritje të klientëve të rinj në marrjen e kredive”, u shpreh zoti Camemaj, ku gjithashtu kemi edhe klientë në depozita”. “Ne ecim me hapin e muajve, jo të viteve”, saktëson ai. Kreditë më të shumta në këtë zonë merren për investime në blegtori dhe frutikulturë. Zona jep avantazhe në kultivimin e rrushit, nektarinave, frutave të ndryshme që sjellin nevojën për kredimarrje në momente të caktuara zgjidhje e cilasipas fakteve është gjetur vetëm tek FED invest .
Fed invest është i pranishëm me vite në Kavajë, histori që po hap vetëm faqe të mira,- shprehet Camemaj, i cili përcjellë dhe opinion optimist të bashkëfshatarëve të zonës, që kanë përfituar shërbime financiare nga FED invest.