Ekonomia

„Feel Albania“ – takimi i turizmit bullgar me atë shqiptar

Turistët bullgarë në Shqipëri shënojnë rritje të konsiderueshme gjatë viteve të fundit. Prej 23 500 në 2015 numri i tyre ka arritur 40 000 gjatë 2018-ës. Shqiptarët që kanë zgjedhur vendpushimet tona (kryesisht ato dimërore) gjithashtu janë duke u rritur – gjatë 5 muajve të parë të 2019-ës janë regjistruar 15 mijë vizita të tilla në Bullgari, që do të thotë mbi 10% më shumë në krahasim me vitin e mëparshëm. Këto të dhëna i shpalli Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Turizmit Alina Starova në forumin “Feel Albania”, të organizuar nga Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Sofje Donika Hoxha. Qëllimi është popullarizimi i turizmit shqiptar në Bullgari dhe inkurajimi i kontakteve ndërmjet operatorëve të shërbimeve turistike në të dy vendet.

Me Ministrinë e Turizmit të Republikës së Shqipërisë deri tani kemi punuar në mënyrë të suksesshme në kuadrin e formateve të ndryshme ndërkombëtare dhe kemi diskutuar – në nivel politik dhe ekspertësh , shumë projekte dhe nisma për rritjen e shkëmbimit të turistëve. Në rendin tonë të ditës është zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit si një nga sektorët më të rëndësishëm, i cili në Bullgari është ndër gjeneratorët kryesorë të rritjes ekonomike me pjesë më të madhe se 12prej PBB, me 36 mijë të punësuar  dhe 26  mijë ndërmarrje të vogla dhe të mesme – tha gjatë hapjes së takimit Zv.Ministri i turizmit Ljuben Kënçev.

Si hapa të rëndësishme për inkurajimin e turizmit ai përmendi bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë dhe përfaqësuesve të biznesit për ndryshime legjislative në favor të mjedisit e biznesit, lehtësimin e regjimit të regjistrimit të operatorëve turistikë, optimizimin e shërbimeve elektronike, sistemin e vetëm për informacion në turizëm, i cili funksionon që nga shkurti sivjet dhe i cili  është një mënyrë për kundërvënien e ekonomisë joformale dhe për rritjen e konkurruehmërisë.

Zv.Ministri për Evropën dhe punët e jashtme Etjen Dxhafaj vuri theks në përpjekjet për përmirësimin e infrastrukturës dhe rrugëve jo vetëm në të dy vendet, por dhe në projektet ndërkombëtare për ndërtimin e rrugëve në territorin e fqinjëve tanë.  Me po të njëjtën rëndësi sipas tij është zhvillimi i  transportit ajror. Mungesa e lidhjes së drejtpërdrejtë  ndërmjet të dyja vendeve është një problem, i cili akoma pret zgjidhjen e vet.

Ne kërkojmë në mënyrë aktive  zgjidhje në  këtë drejtim dhe me projektin e ri që ishte prezantuar për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, ne i shtojmë mundësitë për akses në destinacionet tona jugore” – tha Ministri Xhafaj dhe shpalli se gjatë shkurtit apo marsit të vitit të ardhshëm në Tiranë do të organizohet takimi i dytë i tillë, ku do të analizohen arritjet dhe do të përcaktohen hapat e mëtejshme konkrete.

Domosdoshmërinë për konektivitet më të mirë në Ballkan e nënvizoi dhe Presidenti i Dhomës Ekonomike dhe Tregtare të Bullgarisë Cvetan Simeonov. Ai i bëri thirrje biznesit shqiptar që të përdorë sajtin e Dhomës , ku mund të gjejnë regjistër  me 50 mijë kompani bullgare, të kërkojnë referenca për potencialin e ndonjë partneri konkret dhe po të ketë nevojë – të përdorin shërbimet e Arbitrazhit pranë Dhomës Ekonomike dhe Tregtare, i cili ka version të faqes së vet në gjuhën angleze për të gjithë përdoruesit e huaj. Ata mund t’i drejtohen atij, pavarësisht se ku ndodhen në botë.

Të gjithë pjesëmarrësit u bashkuan rreth mendimit se e ardhmja e sektorit turistik në Ballkan është lidhur me bashkimin e përpjekjeve të vendeve në regjion për krijimin e paketave të përbashkëta turistike për tërheqjen e turistëve nga pika të larguara të botës dhe posaçërisht nga Azia. Pikërisht projekte të tilla do ta bëjnë regjionin më atraktiv dhe më i aftë për konkurrencë.

Kryetari i Dhomës Industriale Bullgare Radosvet Radev i bëri thirrje biznesit që të përdorë të gjitha mundësitë për popullarizimin e produktit të tyre dhe i këshilloi pjesëmarrësit shqiptarë në forum që të mos humbasin Takimin Botëror të Mediave Bullgare , i cili sivjet do të zhvillohet nga 21 deri më 25 nëntor në Tiranë, sepse do të jetë një mundësi e shkëlqyer për reklamë falas. Për rëndësinë e këtij takimi flet dhe pjesëmarrja e konfirmuar e Kryeministrit Edi Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button