☁️
Tiranë 11°C · Vranët 13 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 104.89 ▲8.62%
ARI 4,679 ▼2.26%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,642 ▼ -3.28% ETH $2,190 ▼ -4.12% XRP $1.3240 ▼ -2.21% SOL $81.4700 ▼ -3.88%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.89 ▲8.62 % ARI 4,679 ▼2.26 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 104.89 ▲8.62 % ARI 4,679 ▼2.26 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
13 Apr 2026
Breaking
Rajoni

Fillon heshtja zgjedhore në Kroaci, nesër raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale

Në Kroaci, mbrëmë në mesnatë hyri në fuqi heshtja zgjedhore në prag të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen të dielën, më 28 dhjetor.

fillon-heshtja-zgjedhore-n-euml-kroaci-nes-euml-r-raundi-i-par-euml-i-zgjedhjeve-presidenciale_hdKomisioni Qendror Zgjedhor (DIP) ka ftuar të gjithë pjesëmarrësit e zgjedhjeve të respektojnë heshtjen zgjedhore duke përfshirë këtu edhe rrjetet sociale.

Ndërkohë, në Kroaci të dielën, më 28 dhjetor do të mbahen zgjedhjet presidenciale të gjashtat që prej 1990, kur u zhvilluan zgjedhjet e para demokratike në vend.

Presidenti zgjidhet për një mandat prej pesë vjetësh. Sipas Kushtetutës kroate, askush nuk mund të zgjidhet më shumë se dy herë si president.

Kroacia ka më shumë se 4,4 milionë banorë, nga të cilët 3.779.281 mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës. Votuesit korat do të kenë në dispozicion 6350 qendra votimi. Nga ana tjetër diaspora do të votojnë në 50 qendra votimi.

Pesë organizata joqeveritare kanë angazhuar 794 vëzhgues të akredituar për zgjedhjet presidenciale në Kroaci dhe rreth 20.000 vëzhgues të partive politike do të kujdesen për mbarvajtjen e zgjedhjeve.

Për Presidentin e Kroacisë konkurojnë katër kandidatë njër prej të cilëve është femër. Fushata zgjedhore në të cilat kandidatët patën mundësinë që ti paraqesin programet e tyre për votuesit zgjati 18 ditë.

Presidenti kroat drejton dhe përfaqëson Republikën e Kroacisë në vend dhe jashtë vendit, kujdeset për funksionimin dhe harmonizimin e stabilitetit të pushtetit shtetëror. Presidenti i Republikës, si Komandant Suprem i Forcave të Armatosura, është përgjegjës për mbrojtjen e pavarësisë dhe integritetin territorial të Republikës së Kroacisë.

Mandati aktual i presidentit kroat skadon më 18 shkurt 2015 ndërsa mandati i presidentit i cili do të fitojë në këto zgjedhje fillon më 19 shkurt 2015.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.