Finale për Bylisin, vetëm triumfi në sfidën e radhës mban shpresat gjallë
Bylisi synon fitoren ndaj Teutës për të ngjitur shkallët e renditjes dhe për t’u larguar nga zona e rrezikut. Skuadra ballshiote po ndjek një regjim të plotë përgatitor, ndërsa aktualisht ndodhet në grumbullim në prag të ndeshjes së radhës. Në këtë fazë të katërt të kampionatit, Bylisi ka marrë vetëm një fitore në pesë ndeshjet […]
Bylisi synon fitoren ndaj Teutës për të ngjitur shkallët e renditjes dhe për t’u larguar nga zona e rrezikut. Skuadra ballshiote po ndjek një regjim të plotë përgatitor, ndërsa aktualisht ndodhet në grumbullim në prag të ndeshjes së radhës.
Në këtë fazë të katërt të kampionatit, Bylisi ka marrë vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit, atë ndaj Flamurtarit me rezultatin 2–1 në Ballsh. Mallakastriotët synojnë të marrin tri pikët e radhës, për t’u ngjitur më lart në renditje dhe për të qenë më të qetë psikologjikisht në luftën për mbijetesë. Në Ballsh, vëmendja është e përqendruar plotësisht te ndeshja e fundjavës. Trajneri Mirel Josa është parë edhe dje duke biseduar gjatë me lojtarët në stërvitje, duke u dhënë besim dhe duke kërkuar maksimumin në këto duele vendimtare për objektivin sezonal.
Nga ana e lojtarëve, angazhimi është maksimal dhe grupi duket më i plotë krahasuar me një javë më parë. Klubi shpreson të ketë gati Olivion në sulm, i cili me eksperiencën e tij mund të ndihmojë skuadrën në një ndeshje kaq të rëndësishme, së bashku me Stoilov, Ofori dhe Sanogo. Ndeshja zhvillohet të dielën pasdite në “Adush Muçaj”, me Bylis që synon vetëm fitoren. Nga ana tjetër, Josa po përgatit edhe alternativa në repartin ofensiv, me mundësinë e aktivizimit të Pedros, Përgjonit apo Kamarasë për të rritur rrezikun në portën kundërshtare.
Kur kanë mbetur edhe tri ditë nga sfida me Teuta, ballshiotët e kanë bërë të qartë objektivin: fitore në shtëpi dhe një hap i rëndësishëm drejt mbijetesës. Në vijim, Bylisi do të udhëtojë në Shkodër për të përballur Elbasanin dhe më pas e mbyll sezonin në Vorë ndaj Vora. Mallakastriotët kërkojnë që të dielën të hedhin një hap vendimtar drejt qëndrimit në kategori. Megjithatë, Josa dhe stafi teknik kërkojnë përqendrim maksimal në përgatitje dhe respekt të plotë për kundërshtarin e radhës.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.