☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 16 Tetor 2026
S&P 500 7,744 ▲0.33%
DOW 52,178 ▲1.08%
NASDAQ 26,713 ▲0.08%
NAFTA 95.36 ▼1.18%
ARI 4,204 ▲0.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
₿ CRYPTO
BTC $82,102 ▲ +0.94% ETH $2,451 ▲ +3.18% XRP $1.3386 ▲ +1.46% SOL $106.4300 ▲ +3.18%
S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.36 ▼1.18 % ARI 4,204 ▲0.81 % S&P 500 7,744 ▲0.33 % DOW 52,178 ▲1.08 % NASDAQ 26,713 ▲0.08 % NAFTA 95.36 ▼1.18 % ARI 4,204 ▲0.81 %
EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915 EUR/USD 1.1215 EUR/GBP 0.8454 EUR/CHF 0.9292 EUR/ALL 91.2623 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4408 EUR/TRY 55.4984 EUR/JPY 177.20 EUR/CAD 1.5915
16 Tet 2026
Breaking
Sporti

FIFA ndalon shishet e ujit nga jashtë stadiumit, tifozët vetëm mund ta blejnë brenda

Kupa e Botës, që nis pas pak ditësh, po merr gjithë vëmendjen, jo vetëm sportivisht. Sipas AFP, FIFA ka deklaruar se “ka vendosur të ndalojë shishet nga jashtë stadiumit. Shishet nga jashtë janë të ndaluara në shumë stadiume për arsye sigurie. FIFA e aplikon këtë masë në të gjitha impiantet e turneut”, – ka thënë një zëdhënës.

Botërori, i organizuar nga SHBA-të, Meksika dhe Kanadaja, zgjat deri më 19 korrik dhe shumë nga 16 stadiumet gjenden në zona të nxehta e me një lagështi mbytëse. Disa stadiume janë të mbyllur dhe me ajër të kondicionuar, por pjesa më e madhe janë të hapur. Në një raport të fundit, klimatologët kanë folur për një ”të nxehtë mbytës”, që mund të ndikojë në çerekun e ndeshjeve të Botërorit, duke përfshirë edhe finalen në New Jersey.

Gjatë Kupës së Botës për klube vitin e kaluar shumë ndeshje u zhvilluan në temperatura më të larta se 32°C dhe me një lagështi që e bënte vapën edhe më të papërballueshme. Për të luftuar të nxehtin në fushë, FIFA ka vendosur një pauzë për t’u freskuar në mes të çdo pjese dhe stola të klimatizuar për stafin dhe skuadrat.

“FIFA punon në bashkëpunim të ngushtë me çdo komitet organizativ të qyteteve pritëse dhe autoritetet lokale në lidhje me mjetet për përballimin e të nxehtit nga tifozët, si ventilatorë, pika hidratimi, tenda freskimi dhe struktura të tjera rreth perimetrit të stadiumit”, – ka shtuar zëdhënsi i organizmit që drejton futbollin botëror.

FIFA ka theksuar gjithashtu se “brenda perimetrit të stadiumit, çmimi i shisheve të ujit do të jetë në linjë me atë të eventeve të tjera të organizuara në çdo stadium”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.