☁️
Tiranë 15°C · Vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,838 ▲ +0.54% ETH $2,001 ▲ +0.04% XRP $1.3346 ▼ -0.33% SOL $82.4200 ▼ -0.36%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Kronika

Finalizohet projekti EU4SAFEALB, 6 milionë euro për Policinë e Kufirit dhe Migracionit

Sot në Dhërmi, me praninë e ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçi dhe drejtorit të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, u finalizua me sukses EU4SAFEALB, një projekt ndihme prej 6 milionë eurosh për Policinë e Kufirit dhe Migracionit të Shqipërisë, e cila tani ka në dispozicion 5 mjete patrullimi të tjera, 2 kulla radari të reja dhe 15 mjete vëzhgimi, njoftoi Delegacioni i BE në Tiranë.

Nëpërmjet EU4SAFELAB, BE-ja u dhuroi autoriteteve shqiptare pajisje moderne dhe trajnime të specializuara. Kjo mbështetje do të sigurojë kontroll dhe mbikëqyrje efektive kufitare, për të luftuar trafikun e narkotikëve dhe parandalimin e migrimit të paligjshëm.

Gjatë aktivitetit, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann dhe të ftuarit e tjerë dëshmuan përmasat e ndihmës së ofruar, duke marrë pjesë në një sërë ushtrimesh të simuluara, të kryera me sukses nga policia kufitare shqiptare.

“Është gjithmonë e mrekullueshme të jesh në Dhërmi, veçanërisht sot kur shënuam bashkëpunimin e ngushtë mes BE-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar. Kemi bindjen se autoritetet kufitare shqiptare do të sigurojnë impaktin e pajisjeve të dhuruara, përmes burimeve të mjaftueshme njerëzore dhe materiale”, tha ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.