☀️
Tiranë 13°C · Kthjellët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,646 ▲ +0.03% ETH $2,156 ▲ +0.43% XRP $1.4387 ▼ -0.66% SOL $90.0900 ▲ +1.26%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Politika

Fleckenstein refuzon çadrën: Bashën e takoj në zyrë

Mëngjesi i parë në Tiranë për raportuesin për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein ka nisur me një takim në hotel “Rogner” me ambasadorët e SHBA dhe BE, Donald Lu dhe Romana Vlahutin.

Vlahutin erdhi në këtë takim pas një takimi kokë më kokë me kryeministrin Rama. Top Channel ka mësuar se dy ambasadorët në diskutimet me eurodeputetin kanë kërkuar bashkërendim të qëndrimeve dhe mbështetjen maksimale për reformën në drejtësi, punën e ONM-së dhe dekriminalizimin. Po ashtu, në takim është biseduar dhe për zgjedhjet.

Në një prononcim të shkurtër për mediat pas daljes nga hotel “Rogner” dhe përpara takimit me kryeministrin Rama, eurodeputeti Fleckenstein, i pyetur për protestën e opozitës, tha se vendi i çdo force politike është në Parlament.

Protesta duket e qetë. Vendi i çdo force politike është në Parlament. Do takoj Bashën dhe do diskutojmë, por nuk do negocioj”, tha Fleckenstein.

Pas takimit me kryeministrin, Fleckenstein u shpreh optimist për ecurinë e reformës në drejtësi, vettingun dhe dekriminalizimin.

Eurodeputeti gjerman preferoi ta bëjë në këmbë rrugën drejt zyrës së kryeparlamentarit Meta dhe përgjatë tendës së protestuesve opozitarë.

I pyetur nga TCH nëse do t’i takonte protestuesit dhe kryedemokratin Basha në tendën e ngritur para Kryeministrisë, Fleckenstein tha se me kreun e opozitës preferon të bisedojë në selinë e demokratëve.

Pata një takim të mirë me kryeministrin Edi Rama. Jam optimist ende, por do të takoj edhe zotin Meta dhe zotin Basha”, tha Fleckenstein.

TCH: Do të shkoni ta takoni zotin Basha tek çadra e protestës?

Jo, jo. Unë nuk shkoj në asnjë protestë. Jam thjesht i ftuar këtu”, u përgjigj eurodeputeti.

Axhenda e takimeve e Fleckenstein vijoi me një takim me kreun e Kuvendit Ilir Meta, në praninë edhe të ministrit të Drejtësisë, Vasili. Fleckenstein ka parashikuar një takim gjatë pasdites me ministren e Integrimit Klajda Gjosha, si dhe me liderin e opozitës, Lulzim Basha.

Takimi me Bashën do të realizohet në një kohë që opozita ka hyrë në ditën e katërt të protestës në sheshin para Kryeministrisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.